Ne foto dy-vjecari qe nderroi jete ne Spanje mengjesin e se shtunes

Bota
Top 24

Spanjë/ Përcillet për në banesën e fundit dy-vjeçari që qëndroi për 13 ditë në pus

27 Janar 2019, 17:29| Përditesimi: 27 Janar 2019, 17:48

  • Share

Spanjë-Dy-vjeçari nga Spanja i cili ndërroi jetë pasi kishte rënë në një pus 230 metra të thellë, është përcjellë për në banesën e fundit nga të afërm dhe familjarë. Trupi i Julenit u gjet nga Emergjencat Civile në Spanjë, pas 13 ditësh kërkime.

Prindërit e tij u shfaqën të dëshpëruar në funeralin e të birit, i cili u varros pranë të vëllait Oliver i cili kishte ndërruar jetë në vitin 2017 pas një problemi në zemër.

Një turmë njerëzish kishin shkuar pranë varrezëve në Malaga, për të mbështetur moralisht familjen e fëmijës.

Djaloshi i vogël ra në pusin e thellë që në datën 13 janar, ndërkohë që kërkimet për të vazhduan deri në momentin e fundit. Babai i tij shpresonte  se i biri do të gjendej i gjallë pasi sipas tij mbrohej nga vëllai i cili kishte ndërruar jetë dy vite më parë. Ndërkohë mediat spanjolle shkruajnë se djaloshi kishte ndërruar jetë që ditën e parë të rënies në pus.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?