MALAGA- Agjentët e Policisë Kombëtare kanë çmontuar një grup kriminal shqiptar ‘shëtitës’, që kryente grabitje të banesave dhe bizneseve në Spanjë.
Autoritetet njoftuan se aksioni është zhvilluar një javë më parë në Malaga, pas ankesave të shumta të qytetarëve, duke arrestuar 3 shqiptarë të dyshuar si pjesë e bandës së ‘skifterëve’.
Ata akuzohen për të paktën 30 grabitje të kryera me forcë nëpër banesa kryesisht.
Në fillim hetuesit patën vështirësi për shkak të skemës së operimit të celulës, por më tej gjurmët dhe faktet shtesë çuan tek 3 të dyshuarit. Mes sendeve të gjetura janë bizhuteri, para të vjedhura, ora të shtrenjta, mjete dhe veshje të përdorura në grabitje.
Operacioni është koduar “Jazmín” dhe kishte nisur prej muajve të verës në Malaga. Sipas hetimeve dhe skemës së grupit, autorët ishin gjithmonë dy persona të maskuar dhe të veshur me rroba të errëta, si dhe me një çantë shpine.
Ata hynin në shtëpi me shkallë, të kombinuara me dyer dhe dritare, duke bërë herë pas here edhe ‘gjimnastët’ e cirkut me kacavjerrje. Në disa raste janë përballur edhe me banorët, duke mundur të arratiseshin, shkruan media spanjolle.
Një i tretë bënte shoferin e mjetit. Por gjithmonë e linin pas, djuke përdorur një makinë të dytë për largim. Grupi rezultoi se nëpërmjet dokumenteve false merrte makina me qira, sikurse përdornin ehde karta të ndryshme telefonike. Hiqeshin si turistë dhe akomodoheshin në zona të tilla, ose dilnin në plazh natën, ku duket se bënin edhe ‘gjuetinë’ e objekteve.
Grupi sipas hetuesve vepronte edhe në Mijas, Vélez Málaga, Torremolinos dhe Alhaurín de la Torre. Banda akuzohet se ka shkaktuar mijëra euro dëme nëpërmjet vjedhjeve të tyre.
Komente
