Foto ilustruese

Spanjë/ Po grabisnin depozitën e arit të një kompanie në Madrid, arrestohen 2 'skifterët' shqiptarë! Banorët i spiunuan, hapën vrimë në mur

29 Tetor, 22:41| Përditesimi: 29 Tetor, 22:44

  • Share

Spanjë- Një histori si në filma aksion. Pesë 'skifterë' janë arrestuar në mes të grabitjes, brenda një depozite ari, në lagjen Salamanca të Madridit.

Të arrestuarit janë nga 30-45 vjeç, ku dy prej tyre janë shqiptarë dhe tre të tjerët spanjollë.

Policia Kombëtare dhe ajo Bashkiake njoftuan se arrestuan të dyshuarit të dielën, në mes të një tentative grabitjeje të një kompanie të shitjes së arit në lagjen Salamanca.

Një biznes që përveç mineraleve, kishte në magazinën e tij metale të çmuara, monedha dhe sende të tjera me vlerë të madhe.

Ishin banorët e lagjes që hasën autorët teksa hapën një vrimë në murin e godinës, nga pjesa e pasme e biznesit, me diametër më shumë se 60 centimetra. Prej aty ishin futur në katin e sipërm të pallatit.

Autorët e krimit të befasuar ishin të veshur me kapele dhe doreza. Ata kanë pasur edhe një automjet të parkuar në zonë, brenda të cilit kanë gjetur materiale dhe gjithashtu targa që dyshohet se janë të vjedhura, shkruan "Eldebate".

Kjo ngjarje ndodhi 24 orë pasi në një dyqan luksoz në të njëjtin lagje të Madridit, u krye një tjetër vjedhje. Vlerësohet se autorët kanë marrë çanta të markës Valentino, në vlerë rreth 100 mijë euro, por nuk dihet nëse janë të njëjtët.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?