Aeroporti i Santiago de Compostela, në Spanjë

Spanjë/ Po udhëtonin si grekë drejt Dublinit, arrestohen në aeroportin e ‘Compostela’ 2 shqiptarët! U sekuestrohen pasaportat e falsifikuara

22 Tetor, 09:27| Përditesimi: 22 Tetor, 09:29

  • Share

Spanjë- Agjentët e Policisë Kombëtare kanë ndaluar 2 shqiptarë me pasaporta false në rajonin e La Corunja të Spanjës, teksa do udhëtonin me një nga avionët e linjës ilegalisht drejt Dublinit, në Irlandë.

Roja Civile i hasi të dyshuarit, që mbanin pasaporta false greke, në aeroportin “Rosalía de Castro” në Santiago de Compostela, duke i arrestuar për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Operacioni është bërë një javë më parë, teksa mediat iu referuan burimeve zyrtare, se të ndaluarit janë dy shtetas shqiptarë, që iu nënshtruar procedurave të kontrollit të Policisë Kufitare dhe Emigracionit në Santiago.

“Të dy u përpoqën të merrnin një avion për në Dublin (Irlandë), duke përdorur pasaporta false, që kishin marrë, për t'u paraqitur si shtetas të Greqisë. Këto dokumente do t'i lejonin ata të lëviznin lirshëm në zonën Shengen pa asnjë lloj kufizimi, por agjentët zbuluan se ishin dokumentacion fals dhe vazhduan me arrestimin e tyre”, shkruan media lokale “Diariocompostela”.

Të arrestuarit u vunë në dispozicion të gjykatës së hetimit roje të Santiago de Compostela, kurse emrat e tyre nuk u publikuan. Gjithashtu po bëhen verifikime nëse janë të përfshirë në ndonjë ngjarje të mëparshme.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?