Ishulli turistik i Ibizas është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytjet masive këtë të martë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se rrugët e Ibizas, u shndërruan në lumenj të rrëmbyeshëm, makinat u rrëmbyen nga rrjedha dhe pjesë të aeroportit u përmbytën dhe uji hyri në zonat e sigurisë.
Ndërsa autoritetet mbyllën shkollat, plazhet dhe pezulluan linjat e autobusëve, ndërsa banorët iu këshillua që të qëndronin brenda.
Agjencia meteorologjike e Spanjës lëshoi alarm të kuq për Ibizën dhe Formenterën, duke paralajmëruar për rrezik të jashtëzakonshëm nga përmbytjet e menjëhershme dhe fryrja e nivelit të lumenjve
Komente
