Skena të pabesueshme vijnë nga brigjet e Spanjës.
Qytetarë vendas dhe pushues përfshihen në situata të pakëndshme ku i dhanë vetes titullin e ‘ligjzbatuesit’ duke kapur teksa zbrisnin nga gomonia klandestinë nga vendet e treta që tentonin shtetin iberik dhe i dhunuan.
Ngjarja ka ndodhur më 4 gusht, në plazhin Sotillo, pranë Castell de Ferro në Granada, teksa pamjet bënë edhe xhiron e rrjetit e medias, duke shkaktuar indinjatë.
Dhjetëra plazhistë panë zbarkimin e rreth 12 emigrantëve, të cilët kishin mbërritur me motoskaf dhe filluan të vraponin mbi rërë, duke u përpjekur të shpëtonin.
Skena fillimisht dukej e pafajshme, ndërsa varka iu afrua qetësisht bregut, duke dhënë përshtypjen e një udhëtimi argëtues. Megjithatë, pamja ndryshoi papritur kur migrantët u zhytën në det dhe u përpoqën të zbrisnin me nxitim.
Disa plazhistë reaguan instinktivisht dhe i ndoqën emigrantët në ujë dhe në plazh. Në një video që qarkulloi gjerësisht, një plazhist shihet duke hedhur një nga burrat në tokë dhe duke e mbajtur atë me gjurin në shpinë derisa të mbërrinte policia.
Qytetarët spanjollë i dëbuan me dhunë emigrantët, kurse Guardia Civil (Roja Cicile) mbërriti menjëherë më pas dhe arrestoi nëntë persona. Incidenti shkaktoi reagime dhe ‘përçarje’, me disa që vlerësuan "ndërhyrjen civile" dhe të tjerë që e dënuan atë si tejkalim të kufijve dhe reflekse të mundshme raciste.
Autoritetet nuk e kanë konfirmuar kombësinë e migrantëve, megjithëse besohet se janë nga Afrika e Veriut. Incidenti ka nxjerrë në pah edhe një herë tensionin e shkaktuar nga kriza e migracionit në zonat turistike të Andaluzisë, veçanërisht gjatë muajve të verës.
Komente
