Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente

Sport

Spanjë/ Trajneri i kombëtares De La Fuente rinovon kontratën deri në vitin 2028

27 Janar, 15:20| Përditesimi: 27 Janar, 15:23

  • Share

SPANJË - Luis de la Fuente ka fituar besimin e Federatës së Futbollit të Spanjës për të udhëhequr kombëtaren edhe për katër vitet e ardhshme, duke e bërë këtë vendim një shpërblim për përparimin që ka treguar skuadra nën drejtimin e tij.

Kontrata e tij, që ishte e vlefshme deri në vitin 2026, është rinovuar për t’i dhënë mundësinë të qëndrojë në krye të "La Furia Roja" deri në vitin 2028, duke synuar suksesin e Euro 2024-ës edhe në turnetë e ardhshme.

De La Fuente e mori drejtimin e Spanjës pas një periudhe të vështirë për ekipin kombëtar pas dështimit në Kupën e Botës 2022, teksa fitoi Uefa Nations League në vitin 2023 dhe Euro 2024 në Gjermani.

Tani, me këtë rinovim të kontratës, do të ketë mundësinë të ndërtojë një ekip të ri dhe të ndihmojë Spanjën të rikthehet në majat e futbollit botëror.

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?