Skafi i sekuestruar nga policia spanjolle

Bota

Spanjë/ U kapën me 1,25 tonë kokainë në brigjet e Vigos, Gjykata liron një nga shqiptarët e arrestuar! Tre mbeten në paraburgim, zbulohen identitetet

7 Mars, 16:24| Përditesimi: 7 Mars, 16:51

  • Share

Galicia- Një muaj më parë, Gjykata e Vigos dëgjoi ankesat e katër shqiptarëve të arrestuar me një sasi prej 1250 kilogramësh kokainë, që sapo kishin sjellë në portin e Vigos me skafe dhe mjete të tjera lundruese, me origjinë Amerikën e Jugut.

Gjykata rrëzoi ankesat e tre prej tyre, duke ratifikuar masën e paraburgimit të rënë dakord nga gjyqtari. Operacioni ishte kryer në javën e parë të janarit 2025, në rajonin e Galicisë.

Në qeli mbetën Arsild B., i dyshuari edhe si "noteri" i mafias shqiptare që zotëron drogën dhe tregun në brigjet spanjolle të Vigos, Alfred N., dhe Romario C., drejtues të furgonit dhe autobusit që do të merrnin drogën në shtëpi, para se të arrestoheshin.

Gjykata shqyrtoi ankesën e një tjetër prej tyre, V.N., për lirimin e përkohshëm të tij me paraqitje javore në gjykatë, ndalimin e daljes nga territori kombëtar dhe heqjen e pasaportës. Kërkesa u konsiderua e drejtë nga gjykata dhe u pranua pretendimi i avokatit, duke i vendosur shqiptarit disa kufizime gjatë kohës që do jetë nën hetim nga prokuroria.

Në total gjatë operacionit u bënë 9 arrestime, ku 4 prej tyre ishin shqiptarë. Grupi kishte nxjerrë jashtë loje një prej organizatave kriminale vendase për ta kapur tregun e kokainës me vlerë miliona euro, informon media spanjolle.

Për të realizuar qëllimet e tyre, grupi kishte zgjedhur si strategji për të pritur në det të hapur dhe mot të keq, derisa të plotësoheshin kushtet për zbarkim të mallit në brigje, pa u pikasur nga policia dhe agjentët.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?