Spanjë

Bota

Spanjë/Nis gara me dema në Pamplona, 6 të plagosur

7 Korrik 2024, 15:08| Përditesimi: 7 Korrik 2024, 15:10

  • Share

Nga dje ka nisur në Spanjë një nga sportet më të rrezikshme, gara e famshme me demat, ku mijëra qytetarë provokojnë dema të tërbuar dhe më pas vrapojnë për të shpëtuar jetën nga brirët e tyre.

Edhe këtë vit, ky evenet ekstrem po zhvillohet në qytetin Pamplonës, ku në rrugët e caktuara nga bashkia dhe të izoluara mirë nga pjesa tjetër e qytetit, qytetarë të shumtë vrapojnë për t’u shpëtuar brirëve të demave gjigandë të cilët lëvizin lirshëm.Garat me demat, ndryshe e njohur si “Encierros” do zhvillohet deri më 14 korrik.

Vetëm në ditën e parë të “Encierros” u plagosën 6 persona, ndërsa 16 viktima janë regjistruar që nga viti 1911 kur gara filloi të mbahej zyrtarish, më e fundit në vitin 2009.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?