Antonio Tarazona dhe bashkëshortja me vajzën

Spanjë/Përmbytjet në Valencia, mes viktimave foshnja 3 muajshe dhe mamaja e saj

2 Nëntor, 09:36| Përditesimi: 2 Nëntor, 09:41

  • Share

Spanjë-Përmbytjet e mëdha që përfshinë zonën e Valencias në Spanjë kanë shkaktuar më shumë se 205 jetë të humbura dhe një situatë kaotike në vend.

Një edhe prej viktimave si pasojë e motit të keq është një foshnje 3 muajshe dhe nëna e saj.

Si raporton The Sun, Antonio Tarazona, 59 vjeç, u përpoq të shpëtonte gruan dhe vajzën, por fatkeqësisht nuk ia doli pasi u rrëmbye nga uji duke u ndarë kështu nga familja e tij.

Antonio po kthehej në banesën e tij, bashkë me gruan dhe vajzën 3-muajshe, pas një vizite që kishte bërë te nëna e tij, kur ata u befasuan nga stuhia në qytetin e Paiporta, një periferi e Valencias.

Erërat e forta dhe shiu i dendur kishin pushtuar zonën dhe për të shpëtuar gruaja Lourdes María García Martín, 34 vjeç dhe vajza Angeline (3 muajshe), u ngjitën në pjesën e sipërme të makinës.

 “Rryma filloi të tërhiqte makinën. Gjëja e fundit që pashë ishte që bashkëshortja po kërkonte ndihmë teksa rrinte sipër çatisë së makinës, ndërkohë unë e kisha të pamundur të bëja gjë”, thotë 59 vjeçari.

Para se të ndërronte jetë gruaja bëri edhe një telefonatë të fundit me dadon e fëmijëve ku i kërkoi që të kujdesej për dy fëmijët e tjerë (10 dhe 13 vjeç).

Ndërsa Antonio u gjet dhe u shpëtua, nuk kishte asnjë gjurmë të gruas dhe vajzës së tij. Derisa një oficer policie i gjeti të dy të pajetë në makinën e tyre në orën 22:00 të mërkurën.

Përveç 205 persona janë raportuar zyrtarisht të vdekur deri më tani - numri pritet të rritet në vazhdim. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?