Spanjë/ Zjarri përfshin shtëpinë e të moshuarve, vdesin 2 gra, plagosen 18 të tjerë

18 Shkurt, 14:03| Përditesimi: 18 Shkurt, 14:07

  • Share

Një zjarr që shpërtheu në një shtëpi pleqsh në Madrid herët të dielën vrau dy gra dhe plagosi 18 të tjera, thanë shërbimet spanjolle të urgjencës.

Zjarri shpërtheu rreth orës 7 të mëngjesit (0600 GMT) në një dhomë në katin e parë të rezidencës, ku banojnë 39 persona, thanë autoritetet.

"Ne gjetëm katin e dytë të pushtuar nga tymi dhe na u desh të evakuonim banorët që ishin atje, në një vend të sigurt”,-  tha zjarrfikësi Jose Luis Castillo në një video të postuar nga shërbimet e urgjencës të Madridit në rrjetin social “X”.

Një nga të plagosurit, një grua, është në gjendje kritike për shkak të djegieve, ndërsa pjesa tjetër u dërgua në spital me lëndime mesatare ose të lehta, kryesisht nga asfiksimi nga tymi.

për shkak të thithjes së tymit.

Mediat e huaja thonë se gratë që vdiqën, si dhe ajo është në gjendje kritike për jetën, ishin rreth të 80-tave.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?