Sparta e Qazim Laçit një hap larg grupeve të Championsit, Boys-Galatasaray spektakël në ‘play-off’ (VIDEO)

22 Gusht, 11:24| Përditesimi: 22 Gusht, 11:44

  • Share

Sparta e Pragës së Qazim Laçit është me një këmbë në grupet e Champions League. Kampionët e Çekisë, në ndeshjen e parë ‘play-off’ fituan 0-2 në transfertën suedeze të Malmos. Në stadiumin ‘Eleda’ shifrat fillimisht u zhbllokuan nga një autogol, ndërsa më pas dyfishoi në pjesën e dytë Rynes. Mesfushori i kombëtares luajti në këtë përballje si titullarë, ndërsa për Indrit Tuçin dhe Ermal Krasniqin nuk pati minuta.

Sfida më me shumë gola në ndeshjet e para ‘play-off’ rezultoi Young Boys-Gallatasaray, që përfundoi me rezultatin 3-2. Zviceranët vendosën shpejt diktaktin, duke realizuar dy herë dhe duke dhënë përshtypjen e një fitoreje të thjeshtë, por në vijim, me aktivizimin e Batshuajit i cili realizoi ‘dopietë’, turqit arritën të barazonin.

Megjithatë një karton i kuq në minutën e 84, që u konvertua edhe në penallti, i dha fitoren Young Boys. Autori i golit të tretë dhe trepikësh ishte Ugrinic.

Në përballjen mes Dynamo Kiev dhe Salzburg austriakët fituan me rezultatin e pastër 0-2. Nene zhbllokoi shifrat fillimisht, ndërsa më pas rezultatin e vulosi Kjaergard.

Në Danimarkë në sfidën mes Midtjylland dhe Slovan Bratislavës nuk pati fitues, pasi 90 minutat përfunduan me shifrat 1-1. Ndeshjet e kthimit të fazës ‘play-of’ do luhen javën e ardhshme për të mësuar përfundimisht 7 skuadrat e fundit që i bashkohen formatit të ri të Champions League me 36 ekipe.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?