Foto e Sali Berishës në prani të diktatorit Enver Hoxha

Opinion

Spartak Braho: A është Sali Berisha spiun profesionist?

27 Qershor, 15:52| Përditesimi: 27 Qershor, 15:54

  • Share

Ka kohë që vendi po zien nga debati për dosjet e ish-Sigurimit tështetit, teksa përflitet se ish-kryeministri Sali Berisha kanë qenënjëndërbashkëpunëtorët e tij edhe gjate viteve te ndryshimeve demokratike i rekrutuar nga shërbimet e huaja sekrete serbe dhe franceze.

Këtë fakt e deshmon ish-oficeri i Ministrise se Brendshme, Ali Anadolli, i cili në atë kohë drejtonte një seksion të kundër zbulimit nëDrejtorinë e Tiranës. Sipas këtyre shënimeve Sali Berisha në vitin 1967 u bë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Këtë të dhene e dëshmon edhe ish-oficeri i zbulimit Bujar M.Hoxha në librin e tij ‘’Pluralizmi Shqiptar’’.

Tashmë kandilit politik i Berishës “i ka mbaruar vaji”, por qartësisht mund të thuhet se kemi të bëjmë me një agjent jo të thjeshtë, por me një spiun të shumfishtë të zhytur thellë dhe me veprimtari agjenturore kundër vendit të tij.

Ndonese në ndryshimet demokratike ai mori aureolen e krijimit të një force të re politike siç ishte Partia Demokratike, por siç shprehen shkrimtarët disidentë: Kasem Trebeshina dhe Daut Gumeni, “PD-ja në barkun e pluralizmit lindi si parti e vdekur. Sali Ram Berisha mendohet se është rekrutuar në vitin 1967 nga Sigurimi i Shtetit me pseudonimin “Penicilina”.

Ka deshmi dhe raporte për këtë fakt me shkrimte ish-operativit të Ministrisë së Brendshme Ali Anadolli. Në këto raporte dhe deshmitë thuhet se operativi e ka tërhequr Berishen si bashkëpunetorë në sektorin e mjeksisë. Por jo vetëm, Berisha ka kryer detyrën e bashkëpunëtorit por edhe të tjerë, drejtues të sotëm edhe Edi Rama intelektuali kontravers i institutit të arteve, një opozitar i thekur me sistemin në vitet 90 është ndjekur nga Sigurimi i Shtetit, por për rrethana speciale “eshte kursyer”. Rezulton se pasi Berisha mbaroi studimet ne Fakultetin e Mjekesise, u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe u dërgua here pas here per specializim në Francë. Po në këto vite Berishakërkojtë antaresohet si komunist në Partinë se Punës. Me nxitjen e njerzve te tij të afërt dhe ndërhyrjen e Idriz Shehut që në atë kohë ishte kryetar Degëssë Punëve të Brëndshme Tropojë. Sipas rregullave te asaj kohenëorganet e sigurimit nuk lejohej që komunistët të rekrutoheshinsibashkëpuntor.

Nga të dhëna te tjera zyrtare konfirmohet se në vitin 1971 Sali Berisha u martua me Liri Rexhep Ramën. Në dosjen operative prej 1200 faqesh në arkivin e sigurimit të shtetit, rezulton se vjehrri i tij, RexhepRamakaqënë i terhequr si bashkëpuntor nga sherbimi sekret jugosllav, UDB. Gjithashtu është fakt i njohur se, tezja e gruas se tij, Milica Bulatoviç ka qënë kolonele e UDB-së dhe mbështetëse e Rankoviçit gjatë opercaioneve shfarosëse ndaj shqiptarëve.

Gjykimi im eshte se edhe gjate ketyre 35 vjeteve te ndryshimi tesistemit, roli i Berishes ka qenë shume aktiv dhe destruktiv mepasojaterenda per fatin e vendit. Kete perfundim e konfirmojne ne librin e tyre “Çështja shqiptareriformesimi i Ballkanit” studiuesit anglez James Petifer dhe Miranda Vickers. Keta studiues nenvizojne se “gjatë kohës të studimeve e specializimeve në Francë, (vitet 70), Sali Berisha ka dekonspiruar tek shërbimi i fshehtë francez rrjetin e agjentëve shqiptarë të zbulimit, emratetë cilëve i janë përcjellë edhe UDB-së”.

Por akti më antikombetar i këtij njeriu ndodhi kur ai erdhi ne pushtet duke sabotuar me qendrimin e tij, illese e rezistences dhe organizimin e UÇK-së per çlirimin e Kosovës nga regjimi serb. Ne kete liber te studiuesve angleze, autoret theksojne se ( faqe156-157 ) “hapat e parë në këtë drejtim u hodhën që në vitin 1991-1992kurnjë grup prej 54 djelmoshash kosovarësh filluan përgatitjen ushtarake në akademinë ushtarake të Tiranës, por qeveria e tij i mbylli këto kampe përgatitjeje dhe arrestoi një pjesë të personelit më të rëndësishëm kosovar”. Qeveria e Berishës arriti deri atje sa arrestojë dhe burgosë Adem Jasharin së bashku me zëdhënësin e tij politik Hashim Thaçi.

Pikërisht po në këtë kohë qeveria e Berishës theu embargon e naftës të vendosur nga OKB-ja gjate luftes shperberese ne Jugosllavi. Ai ngriti posaçërisht edhe shoqërinë “Shqiponja” pranë PD-së, të cilën e administronte Tritan Shehu. Më pas ishte po Sali Berisha ai që i bëri thirrje delegacionit kosovar gjate bisedimeve e Rambujesë, per të mos e firmosur marrëveshjen e paqes që çoi në çlirimin e Kosovës, nje akt kyç ndihmonte vetem rregjimin e Milloshevicit. Një fakt tjetër që deshmon veprimtarinë agjenturore te tij lidhet me dokumentacionin arkivor pranë SHIK-UT. Ai urdhëroi kreun e ketij organi represiv, Bashkim Gazidede që ta asgjesonte kete arkivë. Por jo gjithçka është asgjesuar, pasi persona fizike qe kane drejtuar organet e kundëzbulimit para viteve 90 dhe me pas ende disponojne fakte personale serioze dhe kujtime autentike. Me kete rast do te nenvizoj se nje pjese e këtyre personave kane dijeni te sakta per veprimtarine agjenturore te Sali Berishes si spiuni UDB-së etj. Ja ç’thote në shënimet dhe raportet e tija ish-oficeri i kunder zbulimitshqiptar Ali Anadolli. 

Shikoje mirë këtë fotografi Sali Berisha. Të kujtohet? Eshte viti 1967. Ky është oficeri 38-vjeçar Ali Anadolli që kryente detyrën patriotik në frontin e mbrotjes së atdheut nga veprimtaria armiqësore e terroriste e zbulimeve të huaja. Ne takime te posaçme me ju ai të kërkoi që tandihmoje dhe bashkepunoje për mbrojtjen e interesave te atdheut. Ti pranove dhe firmose pa hezitim të viheshe në shërbim të mbrojtjes se atdheut por nuk dihet motivi dhe aryet e sakta pse u rreshtove si bashkepunetore tani une dicka marr me mend per arsyen, por saktesisht ato i di vetem ti. Le të shohim disa shënime të tjera të një drejtuesi tjeter te organevekunderzbulimit te Ministrise se Brendshme, Bujar M.Hoxha.

Bujar M.Hoxha duke analizuar ne librin e tij “Pluralizmi Shqiptar” ndryshimet e zhvillimeve ve ne dukje se : “Në fundin e viteve 80-90 ne shume parti opozitare, duke perfshire edhe Partine Demokratike u infiltruan persona nga agjentura jugosllave. Te gjitha fijet e ketij infiltrimi organizoheshin dhe bashkoheshin tek ish Konsulli Shqiptar ne Turqi, kosovari Bujar Hoxha, i cili kishte ndikim te madh ne strukturat e reja te Partise Demokratike, në emerimet e drejtuesve kryesore te saj ne nivel qendror, lokal dhe ekzekutiv. Ishin keta drejtues te infiltruart e UDB-se qe organizuan protestat dhe vrasjet ne 2 Prill te 1992 ne Shkoder. Këtë fakt e konfirmon edhe avokat Nafiz Bezhani në kujtimet e tij. Studiuesi Bujar M.Hoxha konfimon se ne disa rrethe si Shkoder, Tropoje, Diber, ne kete periudhe u krijuan dhe vepronin rrjete agjenturore te lidhura me sherbimet serbe. Personazhe te ketyre rrjeteve u emeruan pas zgjedhjeve te vitit 1992 ne poste kryesore ne Partine Demokratike dhe strukturat prioritare. “Dhendri i Serbise” ( reference per Sali Berishen ) ishte figura politike kryesore qe sherbeu si lidhje kryesore e rrjetit agjenturor jugosllav, komenton Bujar M.Hoxha.

Vendosja ne krye te SHIK-ut nga Berisha te Bashkim Gazidedes nje personazh tjeter politik me aktivitet ne sherbimin sekret jugosllav u bë vetem me qellimin qe te fshiheshin, manipuloheshin e zhdukeshin dosjet e bashkepunetoreve reale te agjentures duke i dekonspiruar kete dokumentacion tek sherbimet e tjera te huaja kryesisht ai serb.

Ka te dhena se nje pjese e ketyre dosjeve agjenturore te para viteve 90 qe ndodheshin ne arkiven e SHIKU-ut u njohen, shfytezuan, e vleresuan pozitivisht per profesionalizmin e tyre edhe nga sherbimi sekretamerikan, CIA. Fatos Klosi ish drejtues i SHISH-it ka dhene kete opinion:

Ish drejtori i SHISH-it pas vitit 1997, Fatos Klosi ka pohuar neprononcimet e tij mediatike, se “Sali Berisha ka patur dosje agjenturore ne arkivat e sigurimit te shtetit dhe ai eshte ndjekur si bashkepunetor i mundshem i UDB-se, ndonese dosja personale e tij eshte zhdukur fizikisht, por se ne raportet e asaj kohe te CIA-s, Berisha cilesohej si kundershtar i levizjes dhe organizimit luftarak te UÇK-se per liri dhe pavaresise te Kosoves”.

Te njejtat perfundime na ka dhene analisti dhe studiuesi Kastriot Alia ne gazeten Euro Albania, ne te cilat ai pohon se në dosjet agjenturore, Sali Berisha ka vepruar duke mbajtur pseudonimin “Penicilina”dhe“Bisturia”. 

Informacione te dhena te personalitetit dhe aktivitetit agjenturor te Sali Berishes ka pëshkruar edhe badigardi i tij në librin ‘’Izet Haxhia përballë Sali Berishës’’, te cilat nuk jane vetem përfundime retorike, por deshmi personale te nje njeriu qe ka qendruar per disa vite prane tij, te veshura me fakte konkrete, episode dhe vendngjarje që dëshmojnë per veprimtarine kriminale, destruktive, antikombetare dhe terroriste te Sali Berishës.

Izet Haxhia pohon se ‘’UDB-ja serbe ishte padronja e Berishes ne Beograd’’ dhe se ata shpesh kane nderhyre dhe ndikuar per qendrimet e theksuara anti-amerikane te Berishes. Izet Haxhia kujton me kthjellesi se ka marr urdher per te realizuar nje plan per bombardimin dhe goditjen e Ambasades Amerikane ne Shqiperi. Po me porosi te Berishes dheBashkim Gazidedes gjatë viteve 1992-1996 u strehuan ne Shqiperi terroriste arab, ku dyshohet edhe perfshirja e Bin Laden-it. Në këto operacione u vu ne dispozicion edhe kusheriri i Berishes, Haxhi Bardhi.

Pak a shume dhame nje pasqyre te veprimtarise agjenturore si bashkepunetor dhe spiun ne interes te sherbimeve te huaja te Sali Berishes. Me kohe faktet e reja, qe ndodhen ne arkivat jugosllave, franceze, amerikane etj do te ekspozohen.

Janë të pa llogaritshme dëmet që i ka shkaktuar vendit ky personazh i zi, i katapultuar në politikën në drejtimin e shtetit shqiptaresi Kryeminister dhe President i vendit. Kjo periudhe e ashtuquajtur tranzicion, por qe per fat te keq vazhdon edhe sot. U neperkemben te gjithe parametrat demokratik te shteti normal, si dhe vendosja e demokracise se vertete, ne te mire te zhvillimit progresistte Shqiperise.

Pyetjes qe kemi ngritur ne titull: A ka qene Sali Berisha spiun, dhe qe perben thelbin e ketij shkrimi eshte se: Po, ka qene dhe mbetet spiunqe ka demtuar rende interesat kombetare. Kete fakt vete Sali Berisha as nuk e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar. Abraham Linkoln ka thene se ‘’Mund te genjehen te gjithe per pak kohe, por nuk mund te genjehen te gjithe per gjithmone’’.

Ajo qe dime deri tani per Sali Berishen eshte vetem nje pike uji,por ajo qe akoma nuk dime eshte sa uji ne oqean.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dardan: 27/06/2025 17:14

    Sherbimin me te madh spiuni Salih Vuk Berisha (me 1 korrik 2025 mbush 81 vjec) ne favor te Agjentures se Serbise dhe kunder pavaresise se Kosoves martire e ka bere duke vrare bashkepunetoret tropojane te UCK-se. Të kallëzuarit në SPAK nga Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj janë: Sali Berisha, Sokol Mulosmani, Miftar Lumneshi, Rasim Lumneshi, Besim Hajdarmata, Zef Lleshi, Agim Vuka, Fufi (Mamuras), Haki Halil Hoxha, Sokol Zmaji Hoxha, Elez Imer Kuliçi, Riza Banush Metalija dhe Hamdi Shaqir Çelaku. Sipas kallëzimit penal që disponon SPAK, personat e sipërm akuzohen për vepra penale të rënda si: “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. “Organizatë kriminale”, neni 333 i Kodit Penal. “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar penal”, neni 334 i Kodit Penal. “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248 i Kodit Penal “Korrupsioni pasiv i prokurorit”. “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, neni 301 i Kodit Penal. “Përkrahja e autorit të krimit”, neni 302 i Kodit Penal. Referuar fakteve të paraqitura, kallëzuesit argumentojnë se, për motive hakmarrëse politike dhe private, të kallëzuarit janë përgjegjës për vrasjen e tre familjarëve të viktimave: Elez Haklaj, Sokol Haklaj dhe Cen Haklaj (si mund te prekej basketbollisti dhe trajaneri i apasionuar i Valbones, fjaleurti e zemerbardhi Cen?!). Si rrjedhojë, tashme janë mbledhur prova të mjaftueshme ne SPAK për vënien në vend të DREJTESISE NE SHQIPERI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?