Ish-deputet në disa legjislatura, një politikan që ka lënë gjurmë në historinë 30-vjeçare të demokracisë shqiptare, Spartak Braho ishte i ftuar sonte në ‘N’kohë’ në Report Tv. Ai rrëfeu jetën dhe karrierën e tij por nuk la mënjanë politikën. Nga një konsideratë e kishte për 3 personazhet kryesore të politikës shqiptare sot. Për Ramën tha se nuk është socialist por Kryeministri më punëtor që ka njohur.
“Unë të premtoj se do t’i godas të gjithë që dëmtojnë socialistët, edhe Ramën. Rama nuk është socialist por ka cilësi të mirë se punon shumë. Nga të gjithë Kryeministrat që unë kam njohur nuk punon ashtu siç duhet, siç duhet të punojë një socialist. Shpeshherë dominohet nga ‘ide psikopatiste fikse’”, tha Braho.
I pyetur nga gazetari Ermal Qori se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme ish deputeti i PS dhe i LSI-së thotë se Partia Socialiste e ka fitoren e sigurt, ndërsa ka edhe nga një koment për Sali Berishën dhe Ilir Metën si dhe koalicionin e tyre.
“PS, nuk më do zemra dhe shpirti të them Rama, i fiton zgjedhje por jo me shumë socialistë. I fiton zgjedhjet, nuk ka opozitë. Sali Berisha ka marrë fund, një plak që del dhe thotë të njëjtat gjëra që i ka thënë që në vitin 91. Nuk ka të ardhme. Koalicioni që ka bërë ai me Metën dëmton më shumë Metën. Ka qenë kryetari i forumit rinor të PS. Ka kapërcyer ylberin por ka thyer qafën”, tha Braho.
Në fund Braho gazetari Qori e pyet me shaka edhe për rrogën më të madhe që ka marrë ndonjëherë.
“Rrogën më të lartë e kam pasur në sistemin e kaluar, 8000 lekë. Gjatë këtyre 30 viteve të fundit rroga më e madhe ka qenë ajo e deputetit, 140 mijë fikse dhe totali shkon në 2 mln”, tha ndër të tjera Spartak Braho.
Shume suksese ka arritur. Sidomos me mafien e Durrsit e ka nderitur si kok per shok qe i ka Hasanbellinjte. Nuk do mend te kuptosh nga e ka marre Meta smundjen e te qenurit i pshtire. Se mos harron Taku dhe i kursen AHne...
PërgjigjuKe te drejte Mali. Eshte edhe nje shantazhues i peshtire, tashme nje relike qe s'ja vlene te merresh me te.
Tere jeten lepires b*the mbete o taku patllaku...ik ore gremisu,soj gomari.
Përgjigju