Ish deputeti i Partisë Socialiste i cili ka qenë dhe ish deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho thotë se vendi është në krizë dhe kryeministri Edi Rama duhet të shpërndajë sa më parlamentin e të thërrasë zgjedhje të parakohshme.
Vendi është në krizë. Kush nuk e kupton këtë nuk ka sy në ballë. I bëj thirrje Edi Ramës, kryeministër dhe kryetari i PS-së shpërnda parlamentin dhe nis zgjedhje të parakohshme. Këta duhen veprim mos e gjakosin popullin kot” tha Spartak Braho në një intervistë në studion e “Sot live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv.
Me këtë tezë Braho argumenton se Berisha largohet nga skena politike.
"Thirrjet e Sali Berishës janë për luftë. Asgjë nuk ndodh pa dijeninë e tij, të tjerët (deputetët) janë trushplarë pa tru që e ndjekin pas por populli nuk e ndjek Berishën. E keni parë edhe në sondazhet tuaja. Sali Berisha është non grata dhe nuk e lë njeri të kandidojë” tha ai për Repor Tv.
Më tej këmbëngul se Berishës duhet t’i mbyllet goja
Është emergjencë kombëtare madje patriotike që këtij njeriu ti mbyllet goja. Ai vetë nuk e mbyll gojën, gjatë tërë kësaj kohe do të provojë destruktivitet. Unë e njoh shumë nga afër atë. Ia njoh biografinë që kur ka qenë 37 vjeç. Berisha është frikacak. I ka ecur presioni dhe me këtë presion erdhi në krye të PD-së që nuk e ktheu kurrë në parti por në turmë që e ka ndjekur pas. Berishën po e zë haku i Gramoz Pashkos që iku në mënyrë enigmatike” tha Spartak Braho në një intervistë në studion e “Sot live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv.
Duke komentuar kaosin e deputetëve të Rithemelimit, mbështetës të Berishës në kuvend Braho tha se ata duhet të përjashtohen.
“Këta janë bandë nuk janë deputetë duhet të përjashtohen për dhunë ndaj shtetit” tha Braho
Në këtë situatë politike Braho përsëriti disa herë thirrjen për Edi Ramën
“E përsëris Rama të bëjë zgjedhje të parakohshme urgjente. Maxhoranca duhet të mendojë dhe vlerësojë, bisedojë dhe me strukturat e tjera. Vendi duhet të futet me normalitet dhe normaliteti krijohet duke ndërtuar struktura të reja' tha Braho.
Ndonjë këshillë tjetër për Ramën
" Këshilla kam shumë por spara dëgjon shumë ai. Flasim me të por me romuze”
Foli ky qe shkoi atehere fshi serverin te tatimet
PërgjigjuKe do gjakose ky hajdut?!! Vetem perpelitet se vetem nje grup budallenjsh i shkon mbrapa. Dite te bukur po vijne
PërgjigjuInteresaxhi i peshtire ngele o spartak,po ti ishe se bashku me ilir meten e dritan priftin qe e mbajtet ne pushtet sali berishen,dhe ti je i pati qe duhet te justifikosh se si ke ngritur nje pallat te porti durresit ku ke strehuat tere fisin e badigardet e tu duke filluar nga djali jot opgj ne durres nga nipi jot e.alizoti komisar policie ne kufirin e portit.grabites te pangopur.
PërgjigjuPo si ti si cuni jot keto skenare keni
PërgjigjuMe gjithë respektin që kam sh.Spartak kësaj ithonë:1KAPITULLIM,2 PËR INAT TË SIME VJERE SHKOJ EFLE ME MULLUXHIN,3 KU E KE LËNË ÇANTËN SE MOS TA KA MARË SALIU ME ILIRIN,4 KUR DO NDËRTOSH DHE TI NDONJË GJË ANDEJ NGA GJIRI SALIUT.?
Përgjigju