Spartak Braho: Rama në pushtet edhe pas 2030 por PS të heqë dorë nga veset! I ka kapur euforia e naftës në Shpirag  

5 Tetor 2023, 16:01| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 16:19

  • Share

Ish deputeti i PS-së dhe i LSI-së Spartak Braho parashikon që Rama të qëndrojë në pushtet edhe pas 2030. Shkaku? Opozita e dobët për të cilën dhe atë e bën përgjegjës.

“Tani kryetari i maxhorancës, si regjisor i madh i realizimit të intrigave politike e ka kthyer PD-në në një trupë estrade të tallet mileti. Bëhet Bardhi kryetari i grupit parlamentar (Qesh) Gaz Bardhi përfaqëson ata që sot po rrihen e shajnë njëri tjetrin dhe që do të vazhdojë gjatë. PD është e copëzuar. Nuk ka më bashkim. Ky është fati i Edi Ramës dhe i atyre që përbëjnë maxhorancën sot se do të qëndrojnë gjatë në pushtet” thotë Braho në intervistën për Report Tv.

Edhe përtej 2030?

Spartak Braho: Patjetër. Edhe më shumë se nuk kanë rivalitet.

Nuk mund të lërë mënjanë kritikat. Thotë se PS duhet të reformohet pasi po humb kontaktet me popullin dhe realitetin.  

"PS duhet të modernizohet të heqë dorë nga disa vese që e kanë kthyer këtë forcë politike jo shumë popullore. Vendi po kalon probleme ekonomike shumë të forta. Këta nuk e dijnë se nuk shikojnë poshtë, çfarë bëhet me pensionistët. I ka mbërthyer euforia se kanë zbuluar naftën në Shpirag. Nafta në Shpirag është zbuluar më përpara nga gjeologët e naftës shqiptarë. Rama ti mbledhë e të marrin mendimin si duhet të veprojnë. Nuk i mbledh njeri. I shfrytëzojnë të tjetër por këtu nuk kujtohet njeri“ tha Braho në intervistën për Report Tv. 


Lajmi kryesor:

'Plumb kokës kush kërcënon prokurorët!' Spartak Braho për Report Tv propozon ndëshkimin e rëndë! 'SPAK të mbrohet nga trupë policore e pavarur'


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?