Ilir Meta dhe videoskandali Meta-Prifti

Spartak Braho rrëfen prapaskenat si i shpëtoi Ilir Meta burgut në 2012: U tregua i pakujdesshëm në komunikimet me Priftin, por prokuroria gaboi me hetimet   

15 Janar 2021, 16:37| Përditesimi: 15 Janar 2021, 16:45

  • Share

Në vitin 2011, Spartak Braho u angazhua pranë grupit të avokatëve për mbrojtjen e Ilir Metës, për të cilin Prokuroria kërkonte të dënohej me 2 vite burg për korrupsion, bazuar në video-skandalin e famshëm, ku Meta shfaqej me një bllok të zi në dorë në zyrën e ish-ministrit Dritan Priftit, duke bërë pazare me pasuritë publike, vendet e punës si dhe duke treguar ndikimin e tij në Gjykatën e Lartë. Meta u shpall i pafajshëm në janar të 2012, ndërsa videoja ishte publikuar në janar 2011.

Në atë kohë Braho ishte pjesë e LSI, ndërsa diktonte strategjinë mbrojtëse të Metës, ndonëse besohet gjerësisht se Metën e shpëtoi Sali Berisha, përmes gjyqtarëve të tij në Gjykatën e Lartë, të cilët i rrëzoi ‘kosa’ e Vetingut, me përjashtim të Ardian Dvoranit, i vemi që votoi kundra pafajësisë së Metës, ku për rrjedhojë u shpall edhe armik nga dyshja Meta-Berisha.

Në librin e tij me titull “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, Spartak Braho, tashmë pjesë e PS, rrëfen për herë të parë rolin e tij si ‘avokat’ i Ilir Metës. Pas 10 vitesh, Braho thotë se Meta u tregua i ‘zellshëm’ dhe i pakujdesshëm në komunikimet me ish-ministrin Dritan Prifti dhe me disa biznesmenë, ndërsa shton se çështja u hetua keq, çka solli sipas tij edhe pafajësinë e Metës.

Pjesë nga rrëfimi i Spartak Brahos për çështjen ‘Meta’

“Çështja ‘Meta’ dhe akuzat e ndritura nga Prokuroria e Përgjithshme ndaj tij për korrupsionin në vitin 2012 apo siç quhet ndryshe ‘çështja 7 apo 700’, ndonëse ishe i një karakteri tjetër nga çështjet e ndjekura vite më parë, ishte angazhimi im si deputet dhe këshilltar ligjor pranë grupit të avokatëve të tij, G. Veleshnja dhe P. Seriani, proces që zgjati për një periudhë të gjatë kohe.

Në thelb synohej burgosja dhe eliminimi politik i Ilir Metës si drejtues i LSI, pas divorcit të tij nga Partia Socialiste.

Kam pasur gjithmonë mendimin se kjo çështje u nxit mbi bazën e intrigave midis ‘miqsh politikë’ që synonin të majisnin situatën sociale të janarit të vitit 2011 e shoqëruar kjo edhe më mitingun ku u vranë katër demonstrues që merrnin pjesë nga garda e Sali Berishës.

Kjo çështje u hetua keq, me gabime procedurale dhe ekspertiza audio-video tregoi se regjistrimet e shfaqura në emisionin e F. Çakullit ishin të manipuluara, siç ka pohuar relatori i dhe anëtari i trupit gjykues në Gjykatën e Lartë Ardian Dvorani.

Ishte kjo arsyeja që asnjëherë nuk u vërtetua ligjërisht dhe nuk u provua korrupsioni pasiv i Metës, ndaj edhe Gjykata e Lartë i dha pafajësi, ndonëse ai ishte treguar i ‘zellshëm’ dhe i pakujdesshëm në komunikimet me ish ministrin e tij Dritan Priftin dhe më një sërë biznesmenësh.

Meta, sipas vendimit unanim të gjykatës u shpall i pafajshëm ligjërisht, por i përgojuar dhe ‘fajtor’ moralisht. Shpesh ligji dhe morali nuk u udhëtojnë në një trajektore logjike”.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vali: 16/01/2021 12:51

    Ti qe keshpetu ate je e keqja e jone ti duhet te hysh brenda ne burg nje minut e me par i poshter mut mashkull

    Përgjigju
  • Eri: 16/01/2021 10:16

    Ky qelbesira eshte bashke me Like Muten bashkpronar te kompleksi FAFA i ber me para droge.

    Përgjigju
  • Daja infam: 16/01/2021 09:15

    Kur flet dhe ky gruqiri, qe deri dje priste e percillte Moniken te kafja posht shpis vet ke porti.

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 16/01/2021 08:44

    Ky felliqesira e komunizmit vazhdon u sherben zullumqareve te kombit si nje vemje e peshtire. Po mundohet te hedhi "pushken" krahut dhe te rishkruaje historine e tij. Ik more fekale politike

    Përgjigju
  • populli: 16/01/2021 00:19

    Mbetje e komunizmit qe vazhdon ti sherbesh politikes zullumqare...

    Përgjigju
  • Pjeter: 15/01/2021 21:15

    Prokurorija nuk gaboi iç.Prokuroria veproi si duhet te vepront me Like mashtrusin,gjobvenesin,qe me ato menyra u be me gjith ato aparramente pronar,e i viles ne Lales,femijet ne shkolla pasanikesh,qellimi ky ishre,tja kaloi paq.Dhe se fundmi nje dore te mire nga nje shok i vjeter si Pande Majka,me nje ligj dhurate per liken,qe te mos rigjykohet me asnjehere per ate krim, qe ne ate vidio beri skandal boteror.

    Përgjigju
  • Pedagogu i Juridikut: 15/01/2021 21:04

    Spartaku nuk tregon të vërtetat deri në fund dhe kuptohet sepse ka qenë i përfshirë. Prokuroria nuk bëri ndonjë gabim procedural as në hetim dhe as në gjykatë. Ishin gjyqtarët e shumicës në Gjykatën e Lartë që nën komandën e Saliut dhe IMetës shkelën hapur ligjin duke bërë të pavlefshme edhe ekspertizën amerikane që e nxori videon të pamanipuluar dhe caktuan ca teknikë anonimë shqiptarë si ekspertë për të thënë që ishte e manipuluar. Kryesuesi dhe relatori Dvorani ka qenë kundër shumicës dhe kjo është e qartë kur lexon menndimin e tij krejt të ndryshëm nga shumica. Por ka edhe shkelje të tjera po aq të rënda nga shumica që nuk kanë ndodhur kurrë në asnjë gjyq tjetër penal. Mjaton të lexoni vendimin, si mendimin e shumicës dhe mendimin ndryshe të Dvoranit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë këtu poshtë: http://www.gjykataelarte.gov.al/web/ Vendime_te_Ceshtjeve_Gjykim_Juridiksion_Fillestar_38_1.php

    Përgjigju
    • Scutari: 16/01/2021 09:34

      Vete termi qe perdor Tak Dallaverja, se Iliri "U tregua i pakujdesshëm në komunikimet me Priftin", pohon se ai ka kryer nje veper penale, por u tregua budalla se e diktuan!!

    • bisha: 16/01/2021 08:54

      Pedagog je shum i sakte

  • UKU MOMLIT: 15/01/2021 20:37

    O xhaBraho,ti je me posaqia ne kete llumkorrupsion 30-vjeçar. Mjaft me me kete felliqsire,metastazë vdekjeprurese. Populli nuk te harron kontributin qe dhe per shpetimin e ilirfloririt si avokat i tij.

    Përgjigju
  • Hado: 15/01/2021 19:42

    Po pse nuk na tregon ky "heroi" kush jane ato miqte e intrigave? Toma dhe i ndjeri Prifti, nen dirigjimin e Rames? Kush jane mor zoteri, te pakten trego.ndonje te vertete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?