Në vorbullën që ka përfshirë sot opinionin e gjerë, organet e drejtësisë në përgjithësi, strukturat kryesore të saj dhe ato të Prokurorisë në veçanti si dhe faktorin politik, në lidhje me “Çështjen Veliaj” është krijuar një kakofoni, ku shumë po vrapojnë të gjykojnë fajtor dhe mëkatar të shkeljes së ligjeve, vetëm kryetarin e Bashkisë.
Në krye të kësaj “stuhie” akuzash qëndron veç Sali Berishës edhe vetë Prokurori Special Olsi Milto Dado. Ndërkohë Gjykata e Posaçme mbi bazën e këtyre opinioneve dhe të kërkesës së prokurorit miratoi arrestimin e Erion Velisë.
Që në shikim të parë të akuzave të prokurorit shihet qartazi se janë të njëjta me ato të “prokurorit politik” Sali Berisha. Megjithatë unë nuk mund të them dhe askush nuk mund ta thotë deri tani se është apo jo fajtor për “thesin” dhe akuzat që iu lexuan në seancën gjyqësore Erion Velisë. Ai prezumohet i pafajshëm dhe ky është qëndrimi që mban vetë Kushtetuta, ligji procedurial penal dhe vetë ligji penal, andaj nuk kam ndërmend të vlerësoj është apo nuk është fajtor Erion Velija.
Vorbulla ligjore e cila dua të evidentoj në këtë rast, lidhet me akte, ligje dhe veprime të tjera, me legjitimitetin e prokurorit të komanduar Olsi Milto Dado. Nga këqyrja e dokumentacionit sipas mendimit tim, ai ushtron funksionet e prokurorit në kundërshtim me ligjin.
Në dokumentat e administruara për Olsi Dado nga Komisioni i Vetingut rezulton se juristi Olsi Dado ka ushtruar funksionin e noterit në qytetin e Durrësit gjatë periudhës Shtator 2005-Nëntor 2008, fakt i cili pasqyrohet nga Komisioni i Vetingut edhe në CV e vetë Olsi Dados.
Çfarë rezulton nga analiza që ka patur përpara nga Komisioni i Vetingut: Në ligjin nr 8737 datë 12.02.2001 “Për Prokurorinë” të cilit i janë referuar drejtuesit e lartë të Prokurorisë dhe Presidenti i Republikës përcaktohet qartë në nenet 17 dhe 18 kushtet dhe kriteret ligjorë për t’u zgjedhur prokuror, ku thuhet shprehimisht se mund të emërohet Prokuror vetëm shtetasi shqiptar që ndonëse nuk ka mbaruar shkollën e magjistraturës, ka punuar jo më pak se tre vjet pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultin e Drejtësisë, Këshilltar Ligjor ose specialist në strukturat juridiko -profesionale në Kuvend, Presidencë, Qeveri, Gjykatë e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, Deputet me arsim juridik dhe oficer i Policisë Gjyqësore.
Faktikisht ky “prokuror” në kohën e emërimit, nuk plotësonte asnjë nga kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar prokuror. Ligji në fjalë nuk parashikonte emërimin e noterëve siç rezulton në fakt emërimi i Olsi Dado në pozicionin dhe funksionin e prokurorit.
Qëndrimi i mbajtur për këtë emërim ka qenë tërësisht anti ligjor dhe skandaloz, një shkelje e hapur në kapërcim i pajustifikuar rrjedhojë e ndonjë suporti miqësor politik etj.
Organet e Vetingut kanë gabuar, në vlerësimin e shqyrtimit të dokumentacionit për këtë prokuror, pasi jo vetëm duhet ta kishin konstatuar këto shkelje, por duhet ta kishin vlerësuar si mandat i mbaruar, gjë të cilën e parashikon ligji i ri i Prokurorisë nr 96 i vitit 2016 nenet 64 B e në vijim.
Sipas kuptimit të kësaj dispozite ligjore, i zgjedhuri në kundërshtim flagrant me ligjin, nuk mund të ketë besueshmëri dhe bazueshmëri të funksionit si dhe integritetin për të hetuar shkeljet e ligjit penal.
Ky fakt ka kaluar në heshtje dhe ndërkohë ka kompromentuar edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Cila është arsyeja që ky “filter” nuk ka funksionuar në zbatimin e ligjit? Le ta thonë dhe sqarojnë vetë drejtuesit e K.L.P-së
Pyetja shtrohet :
A ka në këtë rast legjitimet prokurori Dado të ushtrojë funksionin e tij? Personalisht mendoj që jo. Por këtë nuk e vendos unë, apo persona të tjerë qofshin specialistë të fushës, apo organet që janë implikuar në këtë “casus”
Mendoj, se kjo çështje është e domosdoshme t’i çohet për shqyrtim dhe interpretim vetëm Gjykatës Kushtetuese nga organet dhe personat e interesuar.
Komente

Akoma gjall ky taku ik or funderrin ti vij turp ketyre qe nxjerin nje si ky ta mbroj ca ordiernlleku
PërgjigjuOlsi Dado,"prokuror" ne kundershtim me ligjin!Te gjithe personat kompetente e kane mbyllur njerin dhe pse jo,te dy syte kur kane miratuar emerimin e ketij prokurori mafioz ne SPAk.Dhe kjo nukeshte nje lapsus,por dicka e qellimshme,pasi kane nderhyre persona te rendesishem te klanit berishist,duke filluar nga Bardh Gazi-dedes e te tjere "gjenerale te banditit Non Grata.Dhe kjo ka sjelle rezultatin e hidhur qe ne SPAK jane infiltruar njerez te Salih Ram Berishes,qoftelargut.Dhe paralelisht me kete,eshte punuar e lobuar fuqimisht qe te kete kamikaze te UDB-ashit Berisha dhe ne Gjykaten speciale si puna e Erjon Banit,qe cuditerisht "shorti" i bie gjithmone kur eshte fjala per te gjykuar ceshtje te lidhura me kampin socialist.Si ka mundesi qe te jete kaq me fat ky gjyqtar? I cuditshem eshte dhe reagimi ekspres i KLGJ,KLP-se ndaj deklarates se Edi Rames per nje standart te dyfishte te SPAK-ut.SPAKu urgjentisht merret me korrupsionin e Veliajt dhe nese ka faktye mire ben,por ama zvarrit pa fund dosjet e hapura per Kryekriminelin Berisha sic jane 21 Janari,Gerdeci, kompleksi Partizani e te tjera qe flene ne raftet e SPAKUT,sepse tremben dhe u shkon lodra e kalamajve nga shantazhi e kercenimi i hapur apo i fshehte i kasaj bande politike qe quhet PD e nga krie.ari i tyre Non Grata.Kjo eshte e verteta.Dhe populli shqiptar u ekzaltua me perzgjedhjen e Altin Dumanit ne krye te ketij organi,por si duket njerezit e Berishes brenda Spakut,e kane vene ne katror Dumanin dhe i imponojne vullnetin e deshirat e tij! Turp!
PërgjigjuNuk ka nevoi shumë të merresh me Prekurorin OLSIN Noter të SALIUT,BAMIRIT,LIKES e KO në krye të KLD FANTAZMË.Mjafton që atë e MBURR SALIU KUR DËNON KUNDËRSHARËT POKITIKË.KUR OLSI E KO E INFIRMOJNË NON GRATËN MË QYTETARIN DIXHITALB SE ME KË FLËN NË KREVAT KUNDËRSHTARËT POLITOKË PA LEJEN E TIJ. Ndonse Saliu ka deklaruar se kur të vij në pushtet ..DO TI SHKRIJ..ata jan TMERRUAR 99%,duke I bër karshillëk SHABA,BE. A NGJAN SALIU SI ENVERI QË JEPTE VENDIME ARRESTIMI NGA KQP.? A PUNOI SALIU 25 VITE SEKRETAR I PPSH.? A ISHTE SALIU MJEK BLLOKU KOMUNIST.?
PërgjigjuDobèt, shumè dobèt kjo "mbrojtja" e Veliajt, njèlloj si ato sokèllimat e tij me "sigurimsa dhe metodat e tyre tè punès". Tani na dolèn edhe kriteret qè nuk pèrmbushte prokurori pèr tè qènè aty ku èshtè. Nèse nuk do ish arrestuar Veliaj, a do i binte ndèrmend Brahos, se disa kritere tek njè prokuror nè SPAK paskèshin qènè tè papèrmbushura? Kjo sjellje e kèsaj turme, pas arrestimit tè kryebashkiakut, èshtè njè palaçollèk qè gjen simotrèn e saj vetèm tek Sali NONGRATA dhe i jep atij oksigjen pèr tè mbijetuar. Nèse ky èshte qèllimi, vazhdoni se me siguri do ia arrini.
Përgjigjubaba taku e ka shembullin ne femijet e tij me shkollim ''ekselent'' dhe merret me oslin vrej gamorin tat o taku
PërgjigjuU desh ceshtja Veliaj,qe te te marrim vesh se kush eshte Olsi
PërgjigjuSpartak mekatari. Te njejtat gjera ke shkruajtur per Ramen. Je i peshtire. Ols Dadon e njeh gjithe Durresi sa djale dinjitoz eshte. Sic te njeh ty dhe djemte e tu se sa ligesi dhe intriga keni bere. Rri o njeri mos u servilos kot se nuk i duhesh kujt.
PërgjigjuI pergjigjem merit o mer nje ghe te dreht the jeta jon edhte ne dot te kytere po ne sensin e mir bravo olsi dado bravo dumani bravo gbith njeriz qr duan te ven drejtesi ne kete vend dhe zoti ua shperbleft nje dit sr ne kete vend ka mbaruar gjithcka
Hahahahahahahahah! Aq djale i mire eshte sa uroj te ta sjelle Zoti ne rrugen tende!!!! Na hapet barkun! Njeri qe shkon me kunaten, qe perdor nje njeri per karriere dhe pastaj e flak sapo arrin qellimin, eshte ta pish ne kupe, ta marresh dhender per gocen!
Mund të jet djal i mirë por...,nuk ka kapaciteti e duhur pēr detyrēn që ushtruon.Në drejtēsi,dhe nē çdo institucion shtetēror,duhet të jen persona professionista,sepse fati jon është në dorë tē atyre,sot i ndodhi Veliajt,nesër mund të na ndodh ndonjërit nga ne ,o të afērmëve tan.E vērteta mbase është e hidhur por,ajo duhet thën ashtu siç është,se pērndryshe gēnjejmë veten.