Iran

Opinion

Spartak Ngjela: A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

18 Qershor, 20:26| Përditesimi: 18 Qershor, 20:29

  • Share

Sot e gjithë vëmendja politike e politikës së madhe botërore është tek pyetja: A mund të lejohet që Irani të jetë një fuqi bërthamore?

Mendimi i pjekur kuptohet se sot, brenda vetes së tij, mban mendimin qe forca shkatërruese e një arme bërthamore, po të bashkohet me përdorimin e saj nga primitivizmi; bota e qytetëruar sigurisht që do të ishte përballë një rreziku shumë të madh dhe drejt shfatosjes se këtij qytetërimi.

Po ta shikosh në një prizëm të arsyes historike, kjo do të ishte një fatkeqësi botërore si shumë të tilla që kanë kaluar në historinë jetësore të shoqërisë njerëzore.

Por ne...

Duhet gjithmonë të kujtohemi se konflikti midis barbarisë dhe qytetërimit, ende nuk ka përfunduar në historinë e qytetërimit botëror.

Pse, a mos është shumë e largët në histori koha e Adolf Hitlerit?

E pra, jepjani armën bërthamore Hitlerit dhe me imagjinatën tuaj trajtoheni historinë tonë në dorë të Hitlerit me nazizmin e tij ushtarek. Atëherë gjithçka del e qartë.

Prandaj duhet të kujtohemi se:

Çmenduria, pushteti absolut; dhe pushtimi i territoreve nga të ashtuquajturat figura të mëdha të historisë njerëzore, brenda vetes, këtë psikologji ka pasur.

Por ne sot jemi në Sheku XXI dhe në historinë e këtij shekulli. Por gjithsesi eshtë e prekshme që egërsia njerëzore ende ekziston; por deri tani ajo egërsi përballë qytetërimit të lartë nuk kishte asnjë lloj forcë, dhe prandaj historia e kishte lënë në papërfilljen e forcës; por ja që sot ka dalë arma bërthamore dhe egërsia e çmenduria e një princi të fuqishëm duhet të llogaritet edhe me fuqinë e bombës bërthamore.

Po ta gjykosh këtë çështje me prizmin e trajtimit psikik, e sheh që çmenduria anti-jetësore po e sheh me zili bombën bërthamore. Dhe kjo sigurisht që është një e vërtetë e historisë njerëzore, por a ka mundësi që krimi i psikikës së çmendur të ketë në dorë bombën bërthamore?

Por ja, sot, koha me ngjarjet e Iranit na i solli në mendimin e përgjithshëm që shoqëria njerëzore duhet të jetë shumë e kujdesshme me raportin e forcës nukleare që krijon idea e çmendurisë njerëzore të individëve të fuqishëm, që janë edhe si kryetarë shtetesh. Sepse tani dihet se mundësia që çmenduria njerëzore, që po drejton një shtet të fuqishëm, të ketë në dorë edhe armën bërthamore, nuk është një rast i pamundur. Kurse në Iran bombën bërthamore dhe përdorimin e saj po e kërkon kryetari i fesë në Teheran.

Prandaj neve sot, këtë mendim që i afrohet shumë tragjikes për historinë e këtij qytetërimi; na i solli ndërmend Irani me ngjarjet e tij të kohëve të fundit. Diktatori absolut i Iranit po kërkon me ngulm të prodhojë bombën bërthamore, sepse ai ka imagjinatën e çërndur që me forcën e armës bërthamore të godasë qytetërimin perëndimor.

Por a ka mundësi që ta kryejë këtë.

Jo nuk ka asnjë mundësi, sepse forca e Amerikës dhe e vetë Perëndimit e përmbys menjëherë; por ne ketu trajtuam faktin e çmendurisë antinjerëzore, e cila gjithmonë ka kërkuar të ketë forcë për të shkatërruar qytetërimin perëndimor, dhe sot shkenca moderne e ka krijuar forcën e madhe shkatërruese me anë të bombës bërthamore.

E pra, pyetja gjithmonë duhet të jetë kjo: a ka mundësi që diktatori i çmendur i një shteti të madh e të fuqishëm ta ketë mundësinë që ta përdorë bombën bërthamore kundër këtij qytetërimi?

Por na duhet të theksojmë se kanë qenë filozofët dhe historianët e mëdhenj të shekullit që kaloi, të cilët na kanë thënë: nëse do të fillojl lufta e tretë botërore me armët bërthɑmѻre: lufta e katërt botërore do të jerë me gurë.

The kjo ka qenë një figurë shumë e goditur e historisë për kohën tonë.

Por pyetja është kjo: a mund të fillojë një luftë botërore bërthamore.

Jo, kjo është e pamundur se tani psikologjia e luftls së tretë ë botërore është rrënjosur në mendjen e krerëve të shteteve të mëdhenj me idenl se:

Pas një lufte bërthamore nuk do të ketë më fitues dhe të mundur: dhe kjo sepse të gjitha palët luftuese në një luftë bërthamore do të jenë, jo përballë rrezikut të humbjes së luftës; por do të jenë përballë shfarosjes së tyre.

Si mendoni ju, a mund të fillojë një luftë kur palët ndërluftuese e dinë se pas asaj lufte, nuk do të ketë më as fitues e as të mundur?/Marrë nga profili i autorit në Facebook.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?