Sali Berisha

Opinion

Spartak Ngjela: Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur

26 Gusht, 19:32| Përditesimi: 26 Gusht, 19:36

  • Share

Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij viti me Partinë Demokratike.

Dhe Saliu është edhe nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me arsyen: për korrupsion me gjithë pjesëtarët e familjes së tij.

Kurse shqiptarët e Partisë Demokratike, heshtin. Ndërsa Berisha po thotë se nuk i njeh zgjedhjet se janë farsë..

Po kush ia vërteton manipulimin. Këtë injorancë në lidhje me njohjen e shtetit, Saliut nuk ia pranon as Partia Demokratike.

Po çfarë kërkon të bëjë; dhe çfarë e ka gjithë këtë betejë injorante që thotë më kanë manipuluar votat; duke mos pasur asnjë provë?

Po pse e bën? Sepse po të mos pretendonte në mënyrë banale se ia kanë manipuluar zgjedhjet; Saliu dihet të jepte dorëheqjen si humbës i zgjedhjeve.

Komedi. Është komedi se zgjedhjet rrëzohen për manipulim me vendimin e një gjykate. Pa vendimin e gjykatës; ato kuptohet se kanë qenë të lira dhe sigurisht që mbeten në fuqi. Pio Saliu?

Saliu e di që nuk i janë manipuluar zgjedhjet në muajin maj të këtij viti.

Po krerët e Partisë Demokrarike nuk e kuptojnë që u ka ardhur çasti ta rrëzojnë Saliun dhe të krijojnë Partinë Demokratike që fiton zgjedhjet?

Po nuk e bënë këtë; ata janë të gjithë jashtë kohës dhe hapësirës në Shqipëri. Por nëse Partia Demokratike e bën këtë procedurë që ia imponon statuti i saj; Edi Rama dhe Partia Socisliste rrëzohen për katër muaj.

Të shohim; kush do të fitojë në shtator të këtij viti: Partia Demokratike që pa Berishën vjen në pushtet në Shqipëri; apo Sali Berisha që e dënon Partinë Demokratike që ajo të rrijë gjithmënë jashtë pushtetit politik në Shqipëri?/Marrë nga profili i autorit në Facebook

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?