Sali Berisha

Opinion

Spartak Ngjela: Çfarë do të bëjë Berisha dhe PD, pasi të mbarojë rinumërimi?

21 Qershor, 20:18| Përditesimi: 21 Qershor, 20:21

  • Share

Saliu e dinte që rezultati i fakt nga rinumërimi i kutive të votimit të zgjedhjeve të majit nuk e ndryshonte dot tezultatin; por brenda psikologjisë së tij mund ta krijonte ndërrimin e fletëve të votimit.

Kurse Partia Socialiste çoi në rinumërimin e kutive investigues dhe numërues të paanshëm dhe e gjithë gënjeshtra e Saliut po rrëzohet. Por çfarë tha Saliu?

Si gjithmonë brenda karakterit të tij ai tha se rinumërimin nuk e kishte kërkuar ai por disa kandidatë zgjedhorë që kishin shpresë të fitonin.

Por, në fakt, dihet saktë se gjithçka ishte e mbështetur te një kërkesë e opozitës.

Por...

Nga rinumërimi deri tani nuk ka asgjë në lidhje me ndonjë manipulim zgjedhor të dyshuar.

Çarë do të bëjë Saliu pasi të mbarojë rinumërimi?

Asgjë nuk do të bëjë; sepse ai do të vijojë të thotë që atij i kanë manipuluar kutitë e votimit.

Por dihet se, e gjithë kjo tjerje pa vlerë faktike bëhet arbitrarisht nga Saliu që ai të mos japë dorëheqjen si kryetar partie, sigurisht duke respektuar statutin e Partisë Demokratike.

Po Partia Demokratike çfarë do bëjë?

Asgjë; dhe prandaj do të vijojë humbjen edhe në zgjedhjet e radhës që do të vinë, sepse Saliu nuk ka më vota në elektoratin e Shqipërisë.

Kurse Saliu si ngaherë po thotë:

Humbja që solli humbjen time asgjë nuk më.bën dot; sepse unë me humbjen e partisë dua që, si kryetar i saj, të vijoj të mbrohem përpara procesit penal që SPAK ka çelur kundër meje. Prisni dhe shikoni./Marrë nga profili i autorit në Facebook

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?