Politikë

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë, ka pasur korrupsion gjigand në Shqipëri

21 Korrik, 20:06| Përditesimi: 21 Korrik, 20:59

  • Share

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit, përfshirë ish-Kryeministrin Sali Berisha, dosja e të cilit ka kaluar së fundmi për gjykim, ish-Presidentin Ilir Meta, ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, etj.

Teksa SPAK po i afrohet përfundimit të mandatit 9-vjeçar, avokati Spartak Ngjela, në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj në emisionin “Studio Live” në Report Tv, ka vlerësuar punën e SPAK, por ka theksuar se duhet të thellohet akoma në çështjet e korrupsionit.

Spartak Ngjela: SPAK-u ka qenë një arritje e re në historinë e drejtësië shqiptare. Kryesorja është që ka ndihmë ndërkombëtare në kuptimin e gjithanshëm, edhe profesional. Deri tani, për mendimin tim ka ecur mirë. Mund të kishte ecur pak më shpejt, por për faktin që atje janë ekspertë të huaj, ata nuk të lënë të livadhizësh pa prova të sakta. Çështja qëndron që ne i kemi provat deri tani ose faktet e veprimtarisë së SPAK janë dy Kryeministra, dy ish-Kryeministra të arrestuar, një President, disa ministra, kryetarë bashkish. Çështja antikorrupsion mendoj se është në një rrugë të mirë. Do të vazhdojë akoma të thellohet, se korrupsioni këtu ka qenë shumë i madh dhe shumë i rëndë, por të shikojmë se si do eci më tutje SPAK-ut.

Ndërkohë, i pyetur nëse duhet të zgjatet mandati i SPAK-ut, avokati Ngjela shprehet se pa hezitim që po.

Mandati i përfundon, është 9-vjeçar. Duhet të zgjatet sipas jush, apo jo?

Spartak Ngjela: Është e detyrueshme të zgjatet. Bëri një punë shumë të madhe në Shqipëri, por çështja kërkon akoma. Plugu do futur më thellë. Korrupsioni ka qenë gjigand, i paimagjinueshëm për një vend europian. Nuk e di si vazhdon në këto momente, por SPAK ka krijuar atë tensionin e frikës. Duhet të vazhdojë, dhe më thellë.

 

 

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?