Spartak Ngjela: Fredi Beleri, i rrezikshëm e me veprimtari antishqipare të tmerrshme! Dhuli: Akuza u sajua me urdhër të Ramës

14 Shtator 2023, 14:51| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 15:58

  • Share

Prej mesditës, në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Himarës, në akuzë për blerje votash. Gjykata pritet të vendosë sot nëse do e kalojë për gjykim çështjen, nëse do i kërkojë SPAK të thellojë hetimet apo nëse do e pushojë.

Në studion e emisionit “Përballje” me moderatore Besmira Pelushaj në Report Tv u trajtua tema “Fredi Beleri çështje drejtësie apo politike?”

Avokati Spartak Ngjela është i bindur se kemi të bëjmë me një çështje penale.  

“Do të dënohet patjetër. Është kapur në flagrancë. Nga flagranca nuk ka shpëtim askush me shitblerje votesh. Ka fituar me 20 vota. Është një njeri i rrezikshëm me veprimtari antishqipare të tmerrshme. Lëri të paguarit që lëshojnë grekët poshtë e përpjetë. Ka blerë vota. Si mund të jetë kryetar bashkie ai. Vetëm injorantët e konsiderojnë kryetar bashkie. Ka marrë fund kjo” thotë Ngjela.

Për Skerdian Dhuli akuza ”është e sajuar me urdhër politik të Edi Ramës"
"Fredi Beleri u kap në flagrancë duke ngrënë sufllaqe. Ça është kjo flagrancë të kapësh në mes të natës në lokalin tënd. Akuzën e ka nisur Rama në mitingun e tij më 6 maj. 8 ditë para se të mbaheshin zgjedhjet. Arsyeja është grabitja e pronës në Dhërmi. Duan të grabisin pronat. Pse Fredi Berli është në burg nuk ka lidhje për shkaqe drejtësie" vijon më tej. 

Në replikë Ngjela këmbëngul: Edhe presidenti po të kapet në krim hyn në burg. Është kapur në krim. Çdo njeri që bën krim do të futet në burg. Ai është një njeri që ka blerë vota dhe kurrë nuk do të dalë nga burgu.

1694695530_perballje.png

(Ne emisionin 'Perballje' Mesila Doda e Skerdian Dhuli)

 Edhe deputetja Mesila Doda beson se jemi para një çështje drejtësie.

“Nuk ka domethënie që ta kthesh në një çështje politike. Është rasti të shikohen standardet ndërkombëtare të trajtimit të çështjes. Nuk kemi pse të tregojmë gjuhën e forcës”

Çështja e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës i arrestuar, dy ditë përpara zgjedhjeve të vendore të 14 majit, nën akuzë për shitblerje të votës ka sjellë pasoja në marrëdhëniet me Greqinë.

Athina kërkon me ngulm dhe po bën presion duke kërcënuar dhe me pengim të integrimit në BE që Beleri të lejohet të bëjë betimin, ndonëse është në burg ndërsa qeveria Rama ka deklaruar se nuk mund të ndërhyjë në çështjen e drejtësisë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjin shehu: 14/09/2023 18:19

    shqiptari eshte antishqpitari me i lig edhe se armiqte tane historik

    Përgjigju
  • Mirditori: 14/09/2023 16:05

    Dukeni që jeni pro gjakut të ptishur

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/09/2023 15:59

    Ky dhuli e sigurt qe ka lidhur pension.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?