Sali Berisha

Opinion

Spartak Ngjela: Ku i ka provat Saliu?

24 Maj, 10:06| Përditesimi: 24 Maj, 10:07

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha, në të njëjtën kohë dhe kryetari i Partisë Demokratike, ka deklaruar se: "misioni i tij politik do të përfundojë atëherë kur shqiptarët të votojnë të lirshëm"

Ky ishte lajmi i sotëm për çështjen e Saliut.

Por...

Vetëm në Shqipëri gjen sot një ish- kryeministër që ka humbur zgjedhjet, dhe që thotë se shqiprarët nuk kanë votuar të lirë.

Po ku i ka provat Saliu për këtë, sepse monitorues të zgjedhjeve kanë qenë ekipet ndërkombëtare, të cilat nuk e pohojnë këtë manipulim..

Po Saliu?

Saliu është ende i nxehtë dhe me shqetësim të madh, sepse nuk e jep dot dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike.

Po Partia Demokratike çfarë ka thënë deri tani?

Asgjë; sepse nuk ka se çfarë të thotë. (!)

Po Saliu, një humbës i madh tani, ende do ta mbajë Partinë Demokratike nën skllavërinë e tij?

Por ne për këtë duhet t'i drejtohemi filozofisë së historisë, e cila na ka thënë se:

Skllavëria ra atëherë kur skllavi e kuptoi që ai ishte skllav.

Dhe ja, pikërisht këtu përfundon logjika e pastër e kësaj çështjeje, sepse përkrahësit e Saliut në lidershipin e gjerë të Partisë Demokratike ende nuk e kanë kuptuar se ata janë të skllavëruar nga Sali Berisha.

Atëherë?

Asgjë, sepse nënshtrimi i tyre kundrejt Sali Berishës do të  vijojë, dhe Partia Demokratike kuptohet se do të vijojë gjithashtu të jetë humbëse zgjedhjesh në Shqipëri.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?