Sulltan Murati I

Opinion

Spartak Ngjela: Në Kosovë nderuan sulltanin osman, Murati I

7 Prill, 12:22| Përditesimi: 7 Prill, 12:29

  • Share

Një turp historik. Këta neoosmanë siç duket kanë frikë nga kultura perëndimore që po kultivohet qartë në Kosovë, dhe këta arkaike në ide mendojnë siç duket që kultura e qytetërimit perëndimor "po dëmton islamizmin në Kosovë.

Gjithsesi duhet theksuar se historia e Shqipërisë nuk është në nivel të lartë në arsimin e shkollës së mesme në Shqipërinë e sotme.

Kritikët ekspertë të Perëndimit, që e kanë studiuar historinë e Arbëri-Shqipëri deri në ditët e sotme, thonë që brezi nga dyzet vjeçar e poshtë nuk e njeh mirë historinë e Shqiplrisë, e le më historinë e Ballkanit.

Ky duhet të quhet defekt i thellë historik, dhe që është defekt didaktik i shkollës në Shqipërinë e sotme. Por ky defekt mund të jetë edhe i qëllimshëm nga administrata e lartë shtetëror që, për mese njëzet vite, po kullot në Beograd dhe në Athinë.

Por kot lodhen.

Elita e shqiptarëve këtu i ka librat dhe vazhdimisht po sillen botime të historianëve të mëdhenj evropianë që janë marrë me historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sot historia e Arbërisë dhe studimi i thellë i gjuhës shqipe, kanë sjellë tronditje shkencore në trajtimin vlerësues që po i bëhet shqiptarisë në rrafsh historik ndërkombëtar.

Gjithsesi qeveria aktuale e Shqipërisë duhet ta ketë parasysh se shqiptaria nuk shpërbëhet dot kurrë. Ajo u luftua në 500 vite rresht nga osmanët në fillim dhe nga sllavo-serbo-bullgarët në dyqind vite të egra (1880 - 2080 ), dhe nuk arriti dot asgjë.

Osmanizmi si kulturë në Shqipëri, u zhduk përfundimisht në trembëdhjetë vite 1950 - 1963, dhe pastaj nga viti 1963 e deri në vitin 1973 tekevizioni italian RAI, me të dy stacionet e tij, i dha shqiptarëve kulturën qytetare perëndimore në mënyrë masive. Dhe koha ndryshoi plotësisht deri në rrëzimin e komunizmit.

Studiuesit e thanë saktë kur u shprehen se - e gjithë lëvizja antienveriste në Shqipëri u edukua me frymën e kulturës perëndimore nga dy stacionet e televizionit italian RAI.

Dhe kjo gjendje shoqërore që mban brenda vetes zhvillimin cilësor të qytetërimit në Shqipëri, duhet të studiohet me thellësi, sepse, ajo kohë në Shqipëri, është krijesa e historosë së re Perëndimore dhe antiorientale, e cils kishte ardhur në Shqipëri me osmsnizmin mesjetar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lori: 07/04/2025 15:01

    Kjo vjen se gjithmonë kanë qenë të trashë....

    Përgjigju
  • Den: 07/04/2025 14:30

    Eshte foto e sulltan sulejmanit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?