Sali Berisha dhe Spartak Ngjela

Spartak Ngjela: ‘Plani sekret i Sali ziut, arratisja mendore dhe tallja amerikane’

18 Maj 2022, 12:12| Përditesimi: 18 Maj 2022, 12:15

  • Share

Vetëm politikanë dhe burra me moral të lartë, as nuk kanë qenë e as nuk janë të korruptuarit e Shqipërisë.
Ata janë banditë ordinerë.
l.
Si pasojë e intelektit të ulët provincial që kanë pasur dhe kanë, të korrruptuarit e Shqipërisë jo vetëm që u korruptuan me veprime që janë zakone të njohura të botës së krimit, por tani nuk po e kuptojnë dot që, pikërisht për këtë arsye, amerikanët po i tallin.
Po tallet hapur politika amerikane me ta. Sidomos me Saliun.
Kryesor në këtë tallje është Saliu. Se atij, ndërkohë, degradimin e vet mendor po ia sjell ovokatia banale që ai po i bën mbrojtjes së pronave joligjore, të tij dhe të familjes së tij.
Por, po kuptohet se është e nivelit të larë tallja që i bënë këto ditë amerikanët me Mike Pompeon, ish Sekretarin e Shtetit amerikan.
Saliu u kishte thënë shqiptarëve që republikanët në Uashington janë me të, kurse Mike Pompeo, ish sekretar shteti, por që do të jetë kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme, erdhi në Tiranë dhe as që e përfilli fare Saliun. Ai në fakt, i ngriu politikën. Turp për ish komunistin Sali që u thotë shqiptarëve: “unë jam konservator”. Por ja që konservatori kryesor amerikan nuk na i përfilli komunistin tonë. Një tallje e madhe kjo, sigurisht.
Por, serish Saliu flet përçart, gënjen por nuk besoj se e beson kush. Gjithçka i ka mbetur mbrapa, njëlloj si orët rroskope të Shekullit që kaloi.
ll.
Saliu po lodhet kot. Çështja e korrupsionit të tij, sipas përcaktimit të Departamentit të Shtetit amerikan, nuk zmbrapset, dhe, si e tillë ajo mendohet të jetë aktive dhe në veprim ligjor kundër tij.
Se nuk ka mundësi tjetër.
Janë dy interesa të lidhura që janë shkelur nga Sali Berisha me korrupsionin e tij, kur ky ka qenë kryeministër i Shqipërisë: interesi amerikan dhe interesi parësor i Shqipërisë.
Dhe këto interesa, tani,ë janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të provuara si të tilla me fakte.
Por, a do të hapet një proces penal kundër Saliut? Ja, këtë po presin shqiptarët, se dhuna psikologjike që po iu ndërkall një individ i tillë, ka sjellë shqetësim të thellë shoqëror në mbi 95 përqind të Shiptarëve. Dhe këtë duhet ta ketë parasysh shumë mirë politika amerikane, tek e cila po besojnë masivisht të gjithë shqiptarët.
lll.
Sigurisht që procesi penal kundër bëmave kriminale të Saliut do të hapet.
Por çështja e korrupsionit me individë shqiptarë që janë të provuar si antikombëtarë dhe antiametikanë njëherësh, do të jetë një nga lëvizjet akuzatore më thelbësore në mbrojtje të Shqipërisë përballë ndërhyrjes brutale të politikës ruse dhe serbe. Por, njëhetësh, ky do të jetë edhe hapi i madh i vendosjes së drejtësisë dhe moralitetit në Shqipëri; por do të jetë gjithashtu edhe fillimi i një etape të re për zhvillimin kombëtar.
Shqiptarët po presin goditjen penale të korrupsionit.
Dhe kjo tani kuptohet se është e dokumentuar qartësisht me prova nga politika amerikane.
lV.
Në fakt, kjo është arsyeja kryesore që e ka degdisur Saliun nëpër sorollatjet e tij mendore me gënjeshtra dhe shpifje absurde me mendimin se, me këtë sorollatje mendore, do të sorrollasë drejtësinë që ajo, si pushtet, të mos merret me të dhe me familjen e tij.
Por, gjithçka tani është e qepur dhe kjo u kuptua edhe nga përmbajtja e fjalës së ish Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo në Tiranë këto ditë.
Ai e shtyu tutje si një politikan të asgjësuar Sali Berishën, me gjithë përkrahësit e tij të korrruptuar, me gjithë gënjeshtrat e tyre.
Atëherë, çfarë po ndodh?
V.
Situata më e veçantë politike tani në Shqipëri është kjo: po spikat përditë sorollatja e Saliut dhe të korruptuarëve të tjerë për të bllokuar kohën, që kjo të mos lejojë fillimin e proceseve penale. Por, ndërkaq po spikat qartë edhe kërcënimi që Saliu po i bën SPAK-ut, pikërisht për këtë arsye.
Brenda këtij procesi të dhunshëm qëndron mendimi për shtyrjen e çështjes sorollatëse deri në hapjen e procesit zgjedhor për zgjedhet në pushtetin vendor. Kjo, sepse kuptohet që Saliu mendon t’i degradojë zgjedhjet vendore drejt destabilizimit të Shqipërisë. Dhe zgjedhjet për pushtetin vendor do të mbahen në prill ose maj të vitit 2023.
Ky po duket që është plani i Saliut, por që brenda vetes mban pamundësinë e kryerjes së tij për të destabilizuar Shqipërinë.

Sali ziu, dhe me të, i gjithë korrupsioni i gjerë mediatik, nuk ka aftësi të kuptojë asgjë: sot në Shqipëri, çdo lëvizje subversive për destabilizimin e shoqërisë, është e kontrolluar plotësisht nga FBI dhe CIA.

Dhe goditja po kuptohet që do të jetë e shpejtë, për të mos e lejuar bandën e Saliut që të fillojë lëvizjen e tij subversive në shtatorin 2022, e pastaj të dhunojë zgjedhjet vendore të prillit apo majit të vitit 2023, dhe të krijojë kështu destabilizimin e Shqipërisë.
Duhen goditje drastike që në këtë kohë…

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?