Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali.
Saliu paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i njeh zgjedhjet e majit 2025; dhe Parlamentin e sotëm të Shqipërisë, ai po e quan farsë dhe të paligjshëm.
Por vetë Saliu ka vendosur qe të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë si deputet në një parlament të paligjshëm. (!)
Domethënë se indirekt po na thotë se në fakt ai i njeh zgjedhjet.
Po pse Saliu u tërhoq nga mendimi i parë se ai nuk do ta njihte një parlament që kishte dalë nga zgjedhje të vjedhura nga Partia Socialiste?
Ja, ky është Saliu!
Ai tha këto ditë se nuk i ka humbur zgjedhjet e majit 2025; sepse atij, si Parti Demokratike, i kanë grabitur 28 mandate deputetesh.
Por, në Kuvendin e Shqipërisë, Saliu do vijojë të shkojë, ndërsa nga politika nuk e jep dorëheqjen, edhe pse votimet që ka humbur; i janë manipuluar.
Po pse, Saliu do të shkojë e të ulet si deputet në një parlament farsë dhe me deputetë të zgjedhur me vota të manipuluara nga Partia Socialiste?
Hahahahaha...
Domethënë kuptohet se këtë rrotullim absurd Saliu e bëri që Partisë Demokratike ai t'i thotë: Partia Demokratike ka fituar por asaj i kanë manipuluar votat në numërimin e tyre, prandaj ai nuk mund ta japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike.
E kuptoni se kush po e drejton ende Partinë Demokratike?!
Një humbës vijues në katër palë zgjedhje politike rresht.
Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Të shohim: Partia Demokratike a do t'i mbledhë forumet e partisë që, pasi të shkarkojnë Berishën si kryetar humbës i zgjedhjeve të majit 2025, të zgjedhë një kryetar të ri?
Të shohim!
Partia Demokratike, a do ta zbatojë statutin e saj?
Janë shumë për një kryetar partie që ky të ketë humbur katër zgjedhje politike rresht për Partinë Demokratike; dhe të vijojë të qëndrojë si kryetari i saj.
Prisni dhe shikoni!
Komente
