Ilir Meta dhe Sali Berisha

Opinion

Spartak Ngjela: Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

2 Gusht, 16:08| Përditesimi: 2 Gusht, 16:09

  • Share

Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?!

Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është fare pa themel juridik para një gjykate, sepse edhe vetë Saliu është i akuzuar nga SPAK.

Por Saliu këtë e ka më shumë si një mbrojtje ndaj vetes, pikërisht sepse edhe ai është i akuzuar për korrupsion në SPAK.

Dhe nuk janë pak tani këta të akuzuarit nga SPAK.

Por pyetja është kjo: cili organ po i akuzon?

Saliu me nivelin e tij jashtë sistemit logjiko-mendor, thotë që Metën e ka akuzuar Edi Rama.

Kurse ndërkombëtarët që e dinë se SPAK-u drejtohet dhe paguhet nga USA; qeshin me Saliun dhe pyesin njëri-tjetrin:

Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?!

Ishte përgjigjja që iu dha atyre.

Dhe ata qeshën me ironi dhe shtuan:

Çdo diktaturë e çdo diktator adhuron individin e paaftë. Por ky do të jetë një rast i fundmë në Shqipëri. Sepse edhe këtu do të drejtojë mendja e lartë e një burri të drejtë.

Por: kur do të na vijë edhe neve kjo kohë? Pyetën gazetarët e huaj.

Shumë shpejt – thanë ata – sepse deri në shtator, tetor; gjithçka do të ndryshojë në rrjedhën politike të drejtimit të Shqipërisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?