Sali Berisha

Opinion

Spartak Ngjela: Pse është shqetësuar Berisha?

11 Maj, 18:02| Përditesimi: 11 Maj, 18:05

  • Share

Votimet po ecin të qeta.

Por vetëm Saliu është i shqetësuar.

Të dhënat thonë se ka shumë abstenime në votuesit e Partisë Demokratike.

Dhe kjo tregon për vijimin e rënies psikologjike të  Partisë Demokratike.

Nëse demokratët nuk dalin në votime, kjo në një analizë logjike, tregon qartë se këta abstenues janë kundër Sali Berishës.

Por do të vijojnë të thellohen abstenimet?

Nuk i dihet, sepse impakti negativ i asaj partie që dëshirin fitoren dhe koncepton humbjen e sigurt, i çon votuesit e saj në abstenim.

Por nëse do të vijojë abstenimi i demokratëve, rezultati ultranegativ që do të marrin, a do ta detyrojë Saliun të japë dorëheqje nga kryetar i Partisë Demokratike?

Kjo duhet pritur. Por nëse elita e Partisë Demokratke, duhet të mendojmë rrëzimin e Berishës, sepse me këtë rezultat të dobët që po pritet, kuptohet që shkaku është Sali Berisha, kurse rezultatin negativ do ta marrë Partia Demokratike.

Po Saliu, sërish do na thotë se atij socialistët i kanë manipuluar zgjedhjet?

Po e tha sërish këtë, kuptohet se Saliun impresioni negativ i humbësit e ka çuar ne dekadencë të plotë  mendore.

Dhe ndërkohë, me lapsuset që po bën me gjuhën shqipe, kuptohet se ai në dekadencë mendore është, por, një humbje e thellë, sipas një analize psikologjike, mund ta çojë edhe në një absencë të plotë të gjykimit logjik.

Të shohim, gjithçka do të varet nga rezultati.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?