Çfarë ka kështu qeveria e Greqisë që na qenka shqetësuar kaq shumë për arrestimin e një individi të zakonshëm qe quhet Beleri dhe që ka shkelur ligjin penal shqiptar?
Pse me thirrje qesharake do lirohet një kriminel nga burgu?
E dinë këta që Shqipëria është shtet sovran, dhe SPAK-u nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare?
Por...
Sipas shenjave politika e lartë greke ka frikë se mos Beleri, nën arrest, pranon që paratë për të blerë votat ia ka dhënë qeveria greke.
E bukur do të jetë po të dalë kjo.
Por edhe e turpshme, sigurisht.
Po ku ka grekë në Himarë, o ditëzinj!!
Aaa, po, ka të blerë si Beleri...
Dhe kjo është qesharake.
Por të shohim nga i ka marrë paratë ky Beleri.
Sepse shenjat e acarimit të qeverisë greke tregojnë frikë për pagesën.
SPAK-u e ka në dorë. Prandaj do presim.
Por, prokurori i Prokurorisë së Posaçme, a do ta pyesë së kush e ka financuar dhe për kë ka punuar një palaço antishqiptar që ka blerë vota në Himarë?
Sigurisht që po... Por, për faktin që e kanë arrestuar, shenjat janë se kanë prova nga kush është financuar i arrestuari.
E pra, "këtu fle lepuri", thonë shumë bukur në Gjirokastër për një çështje të fshehur.
Prandaj të presim.