Ka dy ditë që flitet për një fantazmë prej gjashtë milion dollarësh që qarkullon nëpër dejet e sëmura të Partisë Demokratike.
Por shqiptarët, si edhe shtypi nuk ndiejnë ndonjë shqetësim, edhe pse kanë shkruar për këtë çështje.
E si mund të ndiejnë shqetësim kur e dinë se këta kanë qenë dhe janë politikanët e lartë të Shqipërisë në 30 vite rresht.
Dhe koha ecën me ta vijimisht, prandaj shqiptarët me të drejtë thonë: nuk kemi se çfarë t'iu bëjmë, sepse kështu janë të gjithë.
Dhe koha jonë, përderisa është e pushtuar me këtë psikikë, kuptohet se nuk do të ketë zhvillim.
Po si e ka zgjidhur Perëndimi i lartë e i zhvilluar këtë çështe morale, sepse, sipas historisë, është e provuar se edhe ata shtete që sot e kanë vendosur drejtësinë, në fillimet e tyre mes korrupsionit kanë kaluar.
Po, mes korrupsionit kanë kaluar, dhe prandaj njerëzit e mëdhenj të tyre e kuptuan sak, e vendosën dhe e zhvilluan në sistem teorinë e madhe që, korrupsioni dhe abuzimi shtetëror luftohen vetëm me një pushtet gjyqësor të drejtë dhe të pakorruptuar.
Dhe prandaj përgjigjja jonë për këtë çështje është: nëse nuk do ta mposhtim dot korrupsionin, ne shqiptarët nuk do të kemi të ardhme.
Nëse shtetin e ka pushtuar korrupsioni i lartë i pushtetarëve që vinë e ikin me mendjen, jo te Shqipëria dhe shqiptarët, por te paraja që mund t'ia përvetësojnë edhe shtetit, edhe shqiptarëve, gji sigurisht që gjithçka do të ecë në krim dhe padrejtësi.
Komente
