Foto ilustruese

Opinion

Spartak Ngjela: 'Spiunët' serbë në Tiranë tani se kanë më të lehtë, në Shqipëri janë prezente CIA e FBI

14 Shtator, 22:25| Përditesimi: 14 Shtator, 22:34

  • Share

Serbia ka shekuj që rekruton ose blen krerët e Shqipërisë. Por tani nuk e ka më të lehtë; sepse në Shqipëri janë prezente edhe CIA edhe FBI, por edhe segmente të tjera të politikës sekrete amerikane.

Nuk kanë çfar' të na bëjnë më: as Beogradi; as Athina; as Parisi, dhe askush tjetër.

Por koha u ka sjellë shqiptarëve tre shtete shqiprare: Shqipëria; Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Po Çamëria?

Edhe ajo në atë rrugë është; por socialistët duhet të mendojnë mirë për kryetarin e partisë dhe kryeministrin e tyre; sepse deri tani; në funksion të politikës amerikane; kryeministri Rama është inaktiv. Por koha sigurisht që do ta "ndreqë" edhe atë.

Po Partia Demokratike?

Ajo është krejt jashtë shqiptarisë, sepse dihet tanimë që kryetari i saj Berisha ka 30 vite që po luan kundër shqiptarisë; por lodhet kot, sepse kuptohet që po ka vite që po punon në vakum.

Por koha kërkon sot aktivitet ndërkombëtar intensiv të qeverisë Rama.

A e di Rama këtë fakt?

E di, por ende nuk po luan nga vendi, edhe pse nuk po sjell më pengesa.

Politika shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë ka hyrë në një etapë të re; por lidershipet e të dy vendeve janë ende në çoroditjen e tyre: kjo sepse Shqipërinë dhe Kosovën më shumë i tremb politika e re që duhet të ndjekin, sesa i lejon që të jenë në veprim me një ratio të vërtetë të aktualitetit arbëror të të dy shteteve shqiptare - Shqipëri dhe Kosovë.

Por cila është kjo ratio e vërtetë?

Arsyeja e vërtetë e zhvillimit të Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Dhe kjo mirë po ecën; por këtë ecje më shumë po e ndihmon politika amerikane, sesa politka e Edi Ramës.

Gjithsesi duhet pranuar se antishqiptaria tani e ka qendrën në kryesinë e Partisë Demokratike. Por kjo çështje e ecjes së Partisë Demokratike në këtë rrugë varet nga pyetja: si do të përfundojë procesi penal me akuzë për korrupsion që SPAK po zhvillon kundër Sali Berishës?/Marrë nga profili i autorit në Facebook

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?