‘Spastrime’ në PL, Mehmetaj: Përmirësojmë gabimet e së shkuarës! Krisje mes Metës e Kryemadhit? Të mos kalojmë te thashethemet

15 Prill, 19:22| Përditesimi: 16 Prill, 07:50

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar sot spastrime brenda partisë, ndërkohë që flitet se marrëdhëniet e tij politike me Monika Kryemadhin janë ftohur.

E ftuar në “Studio Live” në Report Tv ish-deputetja e PL-së Kejdi Mehmetaj u shpreh se vendimet e rëndësishme janë marrë për të riorganizuar partinë dhe për të përmirësuar gabimet e së shkuarës.

“Sot kryesia dy kanë qenë vendime të rëndësishme që janë marrë, vendosja e sekretarëve politikë për dy qarqe të rëndësishme, i pari ai i Tiranës. Erisa Xhixho është një nga figurat më të vjetra, e njeh mirë këtë strukturë duke filluar nga baza. Së dyti mendoj se angazhimi i vajzave dhe grave në pozicione drejtuese është sinjal i mirë për mënyrën si gjërat mund të shkojnë në vijim. Vendimi tjetër është lidhur me përcaktimin e drejtuesve të një komiteti organizativ. Ne si PL po bëjmë përpjekjet tona maksimale që performanca jonë të jetë më e mira kundrejt qytetarëve. Duke ndërhyrë edhe brenda strukturave tona të përgatisim veten dhe të përmirësojmë gabimet që kemi bërë në të kaluarën, sepse kuptohet që kemi dhe një pjesë të gabimeve tona që na kanë sjellë ku jemi sot”, tha ajo në një intervistë me Arbër Hitajn.

E pyetur nëse ka një krisje mes Kryemadhit dhe Metës nisur nga deklaratat e këtij të fundit për t'i dhënë fund nepotizmit në parti, Mehmetaj nuk preferoi të komentojë gjatë duke thënë se këtu kemi të bëjmë me "kosum thashethemi publik”.

“Siç e thatë partitë politike janë organizma të gjalla që në momente të caktuar a kanë hove të caktuara. Jetojnë së brendshmi para se të jetojnë së jashtmi. Është një parti me një përfaqësi, ka sa të duash parti të vogla që ngjallen vetëm për zgjedhje por PL nuk është ajo. Besoj se zoti Meta në historikun e tij në politikën shqiptare nuk ka aksione për konsum politik. Nuk është natyra e zotit Meta, qytetarët e njohin mirë.  Janë ndryshime për të përmirësuar dhe ndryshuar funksionimin e PL”.

"Këtu pastaj futemi te konsumi i thashethemit publik që nuk e di sesa kjo lloj bisede i vlen votuesit të PL, mbështetësit. Mendoj se debati aktual i PL duhet të fokusohet te ajo që mund t’u ofrojmë qytetarëve. Po punojmë për një program shumë cilësor. Për herë të parë po flasim për tema që kanë një rëndësi të madhe, kemi folur për  arsimin shpopullimin. Për herë të parë flasim për pensionet që prek familjet tona. Konkretisht PL është fokusuar në një debat sesi strukturat e saj të jenë më përfaqësuese për qytetarin. Gjysma e njerëzve kanë emigruar. Ne duhet të ridimensionohemi, si mund të jemi më efektivë. Mendime dhe diskutime konstruktive për të ardhur më mirë te qytetari”, shtoi më tej ajo.

Sa i përket diskutimeve për rikthimin e koalicioneve para zgjedhore, Mehmetaj tha se ky nuk është shqetësimi kryesor i PL.

“Nga pikëpamja pragmatiste nuk është në shqetësimin primar të PL mënyra si do numërohen votat në një koalicion parazgjedhor apo pas zgjedhor. Qëllimi dhe puna e pl është që vota e qytetarit të lexohet për atë parti që shkon. Shqetësimi tjetër në lidhje me zgjedhjet e ardhshme është që përfaqësimi jonë te jetë dinjitoz. Të jemi parti udhëheqëse drejtuese sepse i kemi të gjitha kapacitetet”.

“Së pari për ne si PL impenjimi kryesor është ai që lidhet me konventën. Sot është bërë një tjetër thirrje nga pl për të kujtuar të gjithë delegatët që të konfirmojnë prezencën e tyre. Angazhimi që kemi në këto dy javë është shumë i madh”.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?