Spastrimet në PD/ Lista me 265 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, ikin ‘armiqtë’

18 Nëntor 2018, 07:36| Përditesimi: 18 Nëntor 2018, 11:16

  • Share

Ndryshon përbërja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, organit më të rëndësishëm vendimmarrës të subjektit politik më të madh në opozitë. Ndryshimet në statutin e PD kanë pasjellë largimin e kundërshtarëve të Lulzim Bashës në parti, një pjesë të të cilëve Basha i përjashtoi nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Në listën e përditësuar në bazë të parashikimeve të statutit, janë larguar nga Këshilli Kombëtar, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Keltis Kruja, Igli Cara, Arbiola Halimi, Gjergji Papa etj., të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës pas humbjes së PD në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Në radhët e kundërshtarëve të kryetarit ka ‘shpëtuar’ vetëm Arben Imami, për shkak të statusit të kryetarit të bordit drejtues të Fondacionit për Liri dhe Demokraci në PD. Por, në listën e përditësuar nga Partia Demokratike, bie në sy përjashtimi i ish-nënkryetares së PD, Jozefina Topalli, kritike e ashpër e mënyrës se si Basha po e drejton partinë që pas dorëheqjes së Sali Berishës në mesin e vitit 2013. Pika 5 e nenit 49 e statutit të ri të PD parashikon që zonja Topalli duhet të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD, për shkak të statusit të ish-kryetares së Kuvendit.

Kjo pikë parashikon që pjesë e Këshillit Kombëtar janë edhe ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit dhe ish-kryetarët e PDSH. Zonja Topalli ka drejtuar për 8 vjet Kuvendin e Shqipërisë. Megjithatë, Topalli rezulton e përjashtuar nga lista e zbardhur nga Shqiptarja.com.

Gjithashtu, rezulton i përjashtuar edhe Eduard Selami, i cili duhet të ishte pjesë e forumit të lartë drejtues të PD për shkak të statusit të ish-kryetarit të partisë. Pra, Topalli dhe Selami rezultojnë të përjashtuar nga lista e anëtarëve, ndërsa figurat e tjera janë larguar automatikisht për shkak të humbjes së statutit të deputetit. Statuti i PD parashikon që deputetët janë anëtarë të Këshillit, me humbjen e statutit të deputetit humbasin edhe statusin e anëtarit.

Lista me 265 anëtarë

Lista e re më 265 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD është përditësuar në bazë të nenit 49 të statutit të ndryshuar të partisë. Përpos të zgjedhurave me votë, neni 49 parashikon që Këshilli Kombëtar përbëhet nga kryetari dhe nënkryetarët e PD, Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë, ish-Presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit dhe ish-kryetarët e PD, deputetët; kryetari i Bordit Financiar të Partisë, anëtarët e Kolegjit të Kryetarëve, kryetarët e organizatave partnere; drejtuesit e departamenteve, kryetarët e bashkive dhe kryetarët e këshillave të bashkive.

Statuti i PD, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve

-Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është strukturë ndihmëse e Kryesisë së PDSH-së dhe ka në përbërje 5 anëtarë. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, me propozim të Kryetarit të PDSH-së, emërohen nga Kryesia e PDSH-së dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.

-Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve shqyrton kandidaturat e propozuara nga strukturat lokale të Partisë dhe atyre të vetëpropozuara për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë.

-Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve i raporton Kryesisë së PDSH-së mbi përmbushjen nga kandidatët të kritereve të parashikuara formale, atyre të pastërtisë së  figurës, si dhe të elementëve të tjerë të nevojshëm për ecurinë në karrierë sipas këtij Statuti.

-Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me Rregulloren e Brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve bashkëpunon në realizimin e këtij procesi me Komisionin e Integritetit dhe Etikës, për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave mbi kandidatët.

-Çdo kandidat është i detyruar që të plotësojë një vetëdeklarim mbi të dhënat e tij, si dhe të paraqesë çdo dokument të kërkuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që provon përmbushjen e kritereve dhe standardeve etike të përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës.

Lista e plotë me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së:

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veshgjati Viçidolit: 18/11/2018 11:50

    Rrnofte komunisti i pa vdekeshem Birisha.

    Përgjigju
  • rroku: 18/11/2018 10:09

    Deri sa te thyej qafen komunisti legjendar SALI BERISHA PD do te mbetet si partia punes, per mut ka shkuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?