Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha

26 Prill, 15:05| Përditesimi: 26 Prill, 17:09

  • Share

Të shtunën Ilir Meta thërret në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, për atë që e quan Rithemelimin dhe shkëputje nga nepotizmi të partisë.

Konventa, në të cilën nuk do të mungojnë notat patriotike dhe priten më shumë se 900 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar, mes të cilëve kryetarë të partive aleate dhe sipas PL-së edhe përfaqësi të trupës diplomatike në Tiranë, po trumbetohet nga Ilir Meta si ngjarja e madhe që do të shënojë ringritjen Partisë që ka themeluar vetë. Meta ka paralajmëruar që përmes ndryshimeve statutore do ta shkëpusë partinë nga nepotizmi, moment që largon automatikisht Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese.

Vëmendjen kryesore në Kongres pritet ta ketë pikërisht grupi i ish kryetares “Kryemadhi”, ndaj të cilit Meta ka pasur jo pak kritika dhe madje, akuza të forta duke i cilësuar si tradhtarë e të infiltruar të Edi Ramës. Përballjen e parë Meta-Kryemadhi e patën në Komitetin Politik Drejtues, por në Konventë Meta përballet për herë të parë edhe me të tjerë të besuar të Kryemadhit, si Endrit Braimllari që dha dorëheqjen si anëtar kryesie për shkak të luftës së brendshme.

Ndërsa vetë Meta, prej së shtunës nuk do të quhet më kryetar i Partisë së Lirisë, por President i saj.

Përballë në garën për President, ai ka Faik Bashën, një ish drejtues policie aktualisht kryetar i degës së Kamzës. Por rezultati duket i qartë, pasi më shumë sesa ambicie për President të PL, kandidimi i tij duket përpjekje për të legjitimuar garën.

Me marrjen e postit President, Meta me të besuarit e tij do të drejtohet në rrugicën poshtë banesës së ish kryeministrit Sali Berisha, në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit, me të cilin veç armikut politik, Edi Ramës tashmë bashkë ndajnë edhe luftën me drejtësinë.

Konventa për Rithemelimin e PL zhvillohet në klimën e një sërë sulmesh që Meta i ka bërë SPAK dhe kreut të saj Altin Dumanit.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 26/04/2024 15:49

    yyy mu ju thjefja mu ne parti plera

    Përgjigju
    • Dursakja: 27/04/2024 06:30

      Ilir Meta jep llogari për atë që i ke grabitur dhe shkatërruar këtij vendi, ndërsa për Ramën nëse ka shkel ligjet e ke në një qeli aty pranë. Nëse zbatohet ligji për të gjithë Shqipëria do të përparojë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?