Speca me domate në tigan me djathë
Përbërësit:
- 6-7 speca
- 2 domate
- 1 lgj gjalpë
- 100 gr djathë
- 3 thelpinj hudhër
- Kremviçe pule FIX
- 1 lç kripë
- 250 ml salcë kosi
- Majdanoz
- Vaj bimor
Përgatitja:
Në një tigan me vaj kaurdisim specat së bashku me hudhrat e prera në fetëza të vogla dhe domatet. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe shtojmë, pak djathë të bardhë të thërrmuar dhe kremviçe pule të prera në feta. Vendosim kapakun dhe e lëmë derisa domatet të treten si një fërgesë.
Në një pjatancë trazojmë salcën e kosit me pak kripë dhe majdanoz të grirë dhe sipër vendosim specat e tiganisur me domate dhe djathë.
Komento