Receta

Speca me gjizë dhe trumzë nga zonja Albana

1 Mars 2024, 12:09| Përditesimi: 1 Mars 2024, 12:11

  • Share

Speca me gjizë dhe trumzë

Përbërësit:

  • 5 speca të kuqe ose jeshile
  • 1 domate
  • 1 thelpi hudhër
  • 400 gr gjizë
  • 1 tufë kopër
  • Spec i kuq pluhur
  • Spec djegës
  • Trumzë, rigon, nenexhik
  • Kripë, piper i zi
  • Arra të thërrmuara
  • Djathë i grirë kaçkavall

Përgatitja:

Fillimisht skuqim lehtë specat, më pas I mbushim me gjizën e trazuar me hudhër, kripë, piper, trumzë, rigon, nenexhik, kopër, spec djegës dhe arra të thërrmuara. I spërkasim me pak vaj ulliri dhe djathë kaçkavall dhe i vendosim për pak minuta në furrë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?