Receta

Speca me kos dhe pana nga zonja Albana

12 Shtator, 12:08| Përditesimi: 12 Shtator, 12:10

  • Share

Speca me kos dhe pana

Përbërësit:

  • 6-8 speca të kuq ose jeshilë
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 250 ml pana kuzhine
  • 200 gr kos i trashë
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper i zi
  • Kopër ose majdanoz
  • Pak djathë kaçkavall /djathë të bardhë

Përgatitja:

Lajmë specat, i thajmë mirë dhe i vendosim në furrë në 200 °C për rreth 25 minuta derisa lëkura të nxihet pak dhe tulin ta kenë të butë. Pasi të piqen i vendosim në një qese ose i mbulojmë me një kapak për 10 minuta që të zbutet lëkura dhe pastaj e largojmë me kujdes. Në një tigan ngrohim vajin, shtojimë hudhrën dhe e kaurdisim për 1 minutë derisa të marrë aromë. Shtojmë panën dhe e lëmë të vlojë lehtë për 3-4 minuta derisa të trashet pak. E heqim nga zjarri dhe, pasi të ftohet pak e përziejmë me kosin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Vendosim specat e pjekur në një tavë të vogël. Hedhim sipër salcën me pana dhe kos, nëse dëshirojmë shtojmë dhe pak djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë në 180 °C për 10-12 minuta sa të lidhen shijet. E servirim të ngrohtë spërkatur me kopër ose majdanoz të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?