Speca në brumë të mbushur me mish të grirë nga zonja Albana

14 Qershor 2023, 12:02| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 12:16

  • Share

Speca në brumë të mbushur me mish të grirë

Përbërësit:

  • 6 speca të gjatë
  • 150 gr mish i grirë
  • ½ qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 5 lgj miell
  • Ujë sa të bëhet një brumë i hollë
  • Pak niseshte
  • Kripë, piper
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Specat i presim në mes. Mishin e grirë e punojmë si brumin e qofteve me qepën e grirë imët, hudhrën, kripën dhje piperin. Mbushim specat në brendësi, i lyejmë me niseshte dhe më pas me qullin e brumit (miellin e trazuar me pak ujë sa të bëhet një brumë i hollë si për petulla). I skuqim specat e mbushur në vaj të bollshëm.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?