Speca të mbushur me djathë
Përbërësit:
- 4 speca të mëdhenj
- 500 gr djathë të bardhë
- 4 domate të thata në vaj
- 3 degë kopër
- 2 degë nenexhik
- ½ filxhan kafe vaj ulliri
- ½ lugë gjelle uthull molle
- 1 majë luge piper i zi
- 1 majë luge rigon
- 1 majë luge kripë
Përgatitja:
Presim kapakun e sipërm të secilit spec dhe heqim farat. Në një enë të thellë shtypim djathin me pirun. Shtojmë domatet e thata të qëruara dhe të prera në kubikë, koprën dhe nenexhikun të grira hollë, vajin e ullirit, uthullën, piperin, rigonin dhe kripën. I përziejmë mirë për të përfituar një masë të njëtrajtshme. Mbushim specat me këtë masë dhe i vendosim në një tavë. Vendosim kapakët duke i fiksuar mirë që të mos hapen gjatë pjekjes. I vendosim specat e mbushur në furrë të parangrohur në 180°C të piqen për 10–15 minuta.
Komente
