Receta

Speca të mbushur me oriz dhe perime nga zonja Albana

18 Qershor, 11:22| Përditesimi: 18 Qershor, 11:24

  • Share

Speca të mbushur me oriz dhe perime

Përbërësit:

  • 6-7 speca jeshilë ose me ngjyra
  • 1 filxhan oriz (rreth 200 gr)
  • 1 qepë e madhe
  • 1 karrotë
  • 1 domate ose 1 lugë salcë domateje
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz ose kopër
  • 1 lugë koncentrat perimesh
  • 1 domate prere në rrathë
  •  Kripë, piper i zi, pak rigon

Përgatitja:

Grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim në vaj ulliri derisa të zbutet. Shtojmë karrotën e grirë dhe më pas domaten e shtypur. Shtojmë orizin, e përziejmë mirë për 2–3 minuta. Hedhim 1 gotë ujë, kripë, piper dhe e lëmë për 7-8 minuta derisa masa të lidhet pak. Më pas e heqim nga zjarri dhe shtojmë majdanozin/koprën dhe erëzat. E lëmë të ftohet pak dhe ndërkohë presim pjesën fundore të specave dhe pastrojmë farat. Mbushim specat me masën e orizit, pa e mbushur deri sipër, pasi orizi do fryhet. Vendosim një rreth domateje sipër çdo speci si “kapak”, i rradhitim në tavë, shtojmë pak ujë në fund dhe e mbulojmë tavën me letër alumini. E vendosim në furrë në 180°C për rreth 45 minuta. Largojmë aluminin dhe e lëmë dhe 10 minuta të tjerë në furrë për ngjyrë të artë.

Këshilla nga Albana: Për shije më verore, shto pak limon në përgatitjen e orizit ose thelpinj hudhre në lëngun e pjekjes. Mund t’i shoqërosh me kos të ftohtë ose sallatë me kastravec.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?