Receta

Speca të mbushur me salcë nga zonja Vjollca

7 Korrik 2021, 10:47| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 10:48

  • Share

Speca të mbushur me salcë

Pwrbwrwsit:

1 kg speca për mbushje

1 domate për mbulimin e pjesës së sipërme

Mbushja

2 qepë

4 lugë gjelle vaj

350 gr mish i grirë

1 domate e madhe

kripë, piper të zi, nenexhik të thatë

1 lugë gjelle oriz për cdo spec

1 filxhan caji ujë të valuar

2 lugë gjelle majdanoz të grirë

Për salcën

1 lugë caj salcë domate

kripë

vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël deri sa të zverdhet pak shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim sa të ndryshojë ngjyra, kripë, piper të zi, piper të kuq, nenexhik, domaten në kubikë dhe vazhdojmë përzierjen shtojmë oirizin ( të shpëlar) dhe I përziejmë sëbashku dhe 1 filxhan caj ujë të valuar e lëmë të ziejë për 5 minuta, hedhim majdanozin. Kemi pastruar specat nga farat I mbushim me kimën e përgatitur. Presim domaten në copa dhe vendosim në pjesën e sipërme të specit 1 copë domate për të izoluar mbushjen. Vendosim specat në tepsinë e lyer me vaj. Në një tas tresim me 1 gotë ujë dhe 1 lugë gjelle salcë domate, 1 lugë gjelle salcë speci, kripë, piper, vaj ulliri spërkatim specat me vaj ulliri dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturë n200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?