Receta

Speca të mbushur nga zonja Albana

10 Prill, 11:48| Përditesimi: 10 Prill, 11:49

  • Share

Speca të mbushur

Përbërësit:

  • 1 kg speca me tul
  • 1 domate
  • 1 e 1/2 filxhan çaji oriz
  • 3 e 1/2 filxhanë çaji ujë
  • 3 filxhanë kafeje vaj
  • 250 gr mish i grirë
  • 1 qepë e madhe
  • 1 lugë supe salcë domate
  • 1 tufë majdanoz
  • Pak nenexhik
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Specat pasi i kemi larë, u heqim pjesën e bishtit, i pastrojmë nga farat dhe i vendosim në një tavë për t'u pjekur në furrë në temperaturën 250 gradë. Kur shohim, që janë zbutur dhe cipa shkëputet i heqim nga furra, i mbulojmë dhe i lëmë të ftohen. Ndërkohë në një tigan të madh me pak vaj kaurdisim qepën së bashku me mishin e grirë. Shtojmë kripë, piper të zi, salcën e domates, e trazojmë pak minuta dhe më pas hedhim një filxhan ujë të nxehtë. Shtojmë orizin, grijmë majdanozin dhe mendrën, e përziejmë mirë, duke e provuar edhe për shijen. Qërojmë cipat e specave dhe i mbushim me nga dy lugë harxh secilin. Kujdesemi, që speci të mos jetë plot, sepse orizi gjatë pjekjes do të bymehet. I vendosim specat e mbushur në një tavë. Sipas dëshirës në qendër mund të vendosim dhe një domate të mbushur. Çfarë na tepron nga mbushja e hedhim midis specave. Me majën e thikës, specave i bëjmë një të çarë afër majës që uji të depërtojë tek orizi. Përsipër i spërkasim me pak kripë dhe pak vaj ulliri dhe e vendosim tavën për t'u pjekur, në furrë të nxehtë në temperaturë 200 gradë për 30-35 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se do të shkojë procesi zgjedhor për 11 majin?