Speca të mbushura me gjizë
Përbërësit:
- 5 speca
- 400 gr gjizë
- 1 thelpi hudhër
- 1 tufë koper
- Djathë i grirë kaçkavall
- Arra të thërrmuara
- Fara speci djegës
- Spec i kuq pluhur
- Kripë, piper i zi
- Vaj për skuqje
- 1 lgj salcë domate
- 1 lgj keçap
Përgatitja:
Fillimisht skuqim specat lehtë sa të marrin një faqe nga të gjitha anët. Trazojmë gjizën me hudhër të shtypur, djathë të grirë, arra të thërrmuara, kripë, piper të zi, piper të kuq, koper dhe fara speci djegës. Me këtë masë mbushin specat të cilat i vendosim në një tavë ku kemi krijuar një bazë me salcë domate dhe pak keçap. E vendosim tavën në furrë të parangrohur për pak minuta.
Komento