Speca të mbushura me perime dhe mish të grirë nga zonja Albana

25 Janar 2023, 11:43| Përditesimi: 25 Janar 2023, 11:44

  • Share

Speca të mbushura me perime dhe mish të grirë

Përbërësit:

  • 8 speca
  • 250 gr mish i grirë
  • 1 qepë e thatë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 kungull
  • 1 lgj salcë speci
  • 1 lgj salcë domate
  • 2 domate
  • 1 gotë oriz
  • Kripë, piper
  • Bimë aromatike
  • Ujë i nxehtë

Përgatitja:

Në një tenxhere me vaj të nxehtë kaurdisim specat të cilëve u kemi hequr kapakun dhe i kemi pastruar nga farat.

Qepën e grirë imët e kaurdisim në tenxhere, sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të përthithë të gjitha lëngjet. Më pas shtojmë specin e kuq dhe jeshil të prerë në kubikë, kungullin, domaten e grirë, salcat, orizin dhe pak ujë të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike. Me këtë masë mbushim specat dhe i vendosim në furrë  në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?