Speca të mbushura nga zonja Albana

14 Korrik 2022, 11:52| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 11:53

  • Share

Speca të mbushura

Përbërësit:

  • 3 speca të kuq
  • 400 gr bukë ose galetë
  • 250 gr mish i grirë
  • 1 vezë
  • 3 acuge
  • djathë të grirë
  • majdanoz
  • kripë, piper
  •  

Përgatitja:

Fillimisht specat e kuq që më parë i kemi pjekur, i heqim lëkurën dhe farat. Ndërkohë në një tas marrim mishin e grirë, hedhim vezën, galetën, djathë të grirë, kripë, piper dhe i përziejmëtë gjitha sëbashku. Në një tavë një e nga një marrim specat të cilët më parë i kemi mbushur me masën e mishit të grirë, dhe më pas me acuke, dhe djathë të grirë, i vendosim në rresht në tavë. Më pas i vendosim në furrë në temperaturë mesatare për tu pjekur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?