Sistemi i drejtësisë është përballur me sfida të rëndësishme gjatë vitit 2021.
Këshilli i emërimeve në drejtësi, institucioni që përzgjedh gjyqtarët kushtetues do të niste nga puna. Një ditë përpara 10 vjetorit të katër jetëve të humbura në protestën e 21 Janar 2011, u kërkua rihapja e dosjes.
Pas 13 vitesh SPAK rihap procesin “Gërdeci” duke kërkuar rigjykimin e ish- ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Pas më shumë se 3 vitesh, dosja 184 e cila faktoi shit-blerjen e votave në Dibër për zgjedhjet lokale në vitin 2016 nisi gjykimin me katër të pandehur.
Pas afro tre vitesh, procesi ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri do të rinisë nga e para. Kërkesa e Shoqatës së Bashkive dhe Presidentit Ilir Meta për ribërje të zgjedhjeve lokale u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese. Këto dhe shumë ngjarje të tjera renditen në Ditarin e punës së Gazetari Arsen Rusta.
3 Janar 2021
ReportTv publikoi i pari draftin e ri që kërkonte nga drejtësia të përfshinte në ligjin e dekriminalizimit edhe vendet e Stojovski kërkon që në listën e shteteve që përfshin ligji i dekriminalizimit të futen edhe Kosova, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Po ashtu Stojovski në projektligj kërkon të përfshihet Norvegjia, Islanda, Zvicra si vënde europiane por jashtë bashkimit europian.
5 Janar 2021
Këshilli i emërimeve në drejtësi institucioni që përzgjedh gjyqtarët kushtetues do të niste nga puna, por këtë herë jo më nën drejtimin e Vitore Tushes. Ky institucion me anëtarë të rinj përzgjodhi si drejtues anëtarin Ervin Pupe.
11 Janar 2021
Pas afro pesë orë mbledhje 7 gjyqtarët kushtetues kanë vendosur të rinisin seancat gjyqësore më 11 Janar 2021. Ky rikthim sjell në funksion gjykatën më të rëndësishme në vend e cila prej 2018 pushoi së funksionuari. Shkak ishin dorëheqjet dhe përjashtimi i gjyqtarëve nga procesi i vettingut. ReportTv mëson se në mbledhjen e sotme është bërë ndarja e kolegjeve dhe miratuar rregullorja e përzgjedhjes së kryetarit të gjykatës kushtetuese.
20 Janar 2021
Një ditë përpara 10 vjetorit të katër jetëve të humbura në protestën e Janar 2011, 2021 për drejtësinë shqiptare nisi me një kërkesë për të zbardhur një nga krimet shtetërore pa autor. Me 7 veprime të pakryera në më shumë se një dekadë u kërkua rihapja e dosjes 21 janari. Kjo dosje ka katër viktima, ndërsa mbetet ende mister dhe pa autor vrasja e Aleks Nikës. Siç dhe shihet në këtë faksimile që disponon Report Tv ripyetja e gardistëve dhe rikqyrja e pamjeve filmike të protestës dhe institucionit të kryeministrit konsiderohen si ato më të fortat që do nxjerrin në pah përgjegjësit. Teksa Nga 20 Janari 2021 kanë kaluar 11 Muaj Prokuroria e Tiranës thotë për Report Tv se çështja është ende në hetim.
2 shkurt 2021
Noterët në Shqipëri për herë të parë do ti nënshtrohen trajnimit para marrjes së licencës si dhe përgjatë profesionit trajnimit vazhdues. Qeveria shqiptare në bashkëpunim me dhomën kombëtare të noterëve kanë ngritur qendrën shqiptare të trajnimit të noterëve në vend.
3 shkurt 2021
Prokuroria e Tiranës do të niste një nga hetimet e radha por më të rënda në historinë e saj. Vjedhja e zemrës së shqiptarit Saimri Sula i cili humbi jetën në Spanjë dhe në Shqipëri trupi i tij u soll pa zemër. Me anë të një letër porosie u kërkua nga Spanja të kryente këto veprim Administrimin i aktiti të vdekjes, verifikimi i shkaqeve të shtrimit të Saimir Sulës nisur nga 8 maj 2020.
9 shkurt 2021
Procesi i kontrollit të pasurisë, profesionit dhe integritetit moral të gjyqtarëve dhe prokurorëve njohur si vettingu u certifikua edhe nga gjykata e të drejtave të njeriut, në Strasburg. Vendimi i parë për procesin e vettingut në Shqipëri është dhënë këtë të martë më 9 shkurt, duke rrëzuar padinë e ish-gjyqtares kushtetuese Altina Xhoxhaj. Xhoxhaj afro 1 vit më parë kërkoi nga kjo gjykatë të shpallte të paligjshëm procesin e vettingut i cili në vitin 2018 e shkarkoi atë nga detyra.
11 shkurt 2021
Përballë drejtësisë do të vihej gjyqtarja Enkeleida Hoxha e cila u hetua nga SPAK për veprën penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës duke liruar persona të rrezikshëm nga burgjet, me funksionin e gjyqtares në Krujë.
12 shkurt 2021
Pas më shumë se 3 vitesh, dosja 184 e cila faktoi shit-blerjen e votave në Dibër për zgjedhjet lokalet të vitit 2016 nisi gjykimin me katër të pandehur. Në vendimin e kësaj të premte gjyqtari Xhevdet Lika vendosi se ky gjykim do të bëhet në Dibër duke rrëzuar kërkesën e partisë demokratike për ta rikthyer këtë dosje në SPAK.
20 shkurt 2021
Të dënuarit me vdekje nga shtetet e bashkuara të Amerikës të cilët arrijnë të fshihen në Shqipëri nuk do mund ti shpëtojnë ekstradimit, me argumentin se Shqipëria nuk e aplikon këtë lloj dënimi. Report Tv zbardhi ekskluzivisht traktatin e nënshkruar pak javë më parë nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj në emër të qeverisë shqiptare dhe ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim. Ky traktat zëvendëson atë të nënshkruar 88 vite më parë nga Faik Konica.
1 mars 2021
Apeli i gjykatës së posaçme lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ish komandon grek Eftimiu Eftimu, të arrestuar dhe dënuar nga shkalla e parë për vrasjen e Devi Kasmit. Krimi i ndodhur më 29 Janar 2018 pas tre vitesh mori vendimin e formës së prerë nga drejtësia shqiptare. Gjithashtu togat e zeza të Apelit të GJKKO-së, dënuan me 33 vite burg të bashkëpandehurin tjetër Elton Halipajn, i cili dyshohet se është personi që i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen.
2 mars 2021
Pas 17 ditëve në qeli kardiologu Edvin Prfti u lirua pasi apeli i krimeve të rënda ka hequr arrestin ndaj tij, ndërsa s’do të ketë mundësi të ushtrojë funksionin e mjekut. Ai është ende në hetim nga SPAK për veprën penale të korrupsionit në funksionin e mjekut pranë spitalit shtetëror të kardiologjisë.
3 mars 2021
Nevaldo Hderaj efektivi i shqiponjave vihet zyrtarisht në akuzë për vrasje me dashje. Ai është marr i pandehur nga prokuroria e Tiranës pasi qëlloi me dy plumba duke i marrë jetën më 8 dhjetor 2020, të riut Klodian Rasha në rrugën “Dritan Hoxha”. Sipas hetimeve të prokurorisë kjo vrasje mund të shmangej dhe Nevaldo ka shkelur ligjin duke qëlluar i veshur me uniformën e policisë një qytetar të paarmatosur.
8 Mars 2021
Apeli i gjykatë së posaçme lë në fuqi dënimin për falsifikim ndaj gjyqtarit të kolegjit të apelimit Luan Daci. Por pas këtij dënimi Daci tha se nuk largohet nga posti.
9 mars 2021
Pak javë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 të gjithë kandidatët në garë për deputet të kuvendit ju nënshtruan kontrollit sipas ligjit për dekriminalizimit. Burime për Report Tv nga kjo njësi bënë me dije se në bazë të ligjit për dekriminalizimin, të gjitha formularët do të kalojnë më parë në sitën e komisionit qendror të zgjedhjeve e më pas çdo gjetje e KQZ që ka nevojë për verifikim të thelluar do të ndiqej nga ta.
18 Mars 2021
Korrupsioni në vlerën nën 50 mijë lekë u propozua të hiqej si kompetencë e prokurorisë së posaçme kundër krimit e korrupsionit, njohur si SPAK. Ndryshimet i propozoi ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj në komisionin e ligjeve ku veç të tjerash parashikohet të futet dhe gjykimi me një gjyqtar të vetëm në apel nga tre që është aktualisht trupa. Në draftin e siguruar nga Report Tv flitet edhe për moshën e daljes në pension të magjistratëve përfshi prokuror e gjyqtar të cilët aktualisht e kanë në 67 vjeç, por me vullnetin e tyre ata mund të shërbejnë edhe tre vite pas moshës duke dalë në 70 vjeç.
24 Mars 2021
Tre gjyqtarët Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi nisën nga puna në gjykatën e lartë. Ata janë katër gjyqtarët e rinj duke e çuar numrin e togave të zeza në këtë gjykatë në 7, nga 19 që duhet të jenë në total. Në një ceremoni pa praninë e medias ish gjyqtarët e krimeve kanë nisur detyrën ndërsa pritet të përballen me një ngarkesë në afro 30 mijë dosjesh.
3 Prill 2021
Shoqata e penalistëve shqiptarë kërkoi nga qeveria të bëhen pjesë e çdo propozimi për ndryshime ligjore. Kreu i avokatëve penalist, Saimir Visha gjatë konferencës aspektet e drejtësisë penale vuri në dukje se ata janë pjesë e reformimit të drejtësisë.
17 Prill 2021
Gjykata kushtetuese rrëzon padinë e parë ndaj aktit normativ, operacioni forca e ligjit. Në vendimin e siguruar nga Report Tv rezulton se padia e Gentian Malindit për të shpallur antikushtetues OFL nuk është pranuar. Malindi person i pandehur me akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe në arrati prej më shumë se një viti paditi OFL në kushtetuese për sekuestrimin e automjetit të tij.
29 Prill 2021
Gjykata kushtetuese rrëzoi padinë e shoqatës së ndërtuesve në vend dhe lë në fuqi detyrimin ku për çdo leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2000m2 ata duhet ti japin bashkive 3 % të sipërfaqes së ndërtimit për efekt të strehimit social.
5 Maj 2021
Gjykata kushtetuese shpall të paligjshëm nenin 262 të kodit penal, ku për të protestuar qytetarëve u kërkohej të pajiseshin më parë me leje nga organet kompetente. Sipas vendimit të siguruar nga Report Tv kushtetuesja thotë se “VENDOSI: Pranimin e kërkesës. Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta”.
6 Maj 2021
SPAK rihap pas 13 vitesh procesin “gërdeci” duke kërkuar rigjykimin e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Ky proces vazhdon të jetë i hapur tashmë edhe me përballjet që SPAK bëri në gjykatë. Fillimisht shkalla e parë vendosi të mbetet në fuqi pushimi vendosur në 2009 nga gjykata e lartë. Më pas apeli i gjykatës së posaçme i hapi rrugë kërkesës së SPAK që tashmë ka marrë të pandehur Mediun për tragjedinë me 26 viktima e qindra të plagosur.
20 Maj 2021
Në një seancë të monitoruar nga përfaqësuesit e ambasadës së Shteteve të Bashkuara, gjyqtarja Daniela Shirka vendosi të dënoj me 2 vite burg ish kryeprokurorin e përgjithshëm Adriatik Lllalla. Para shpalljes së këtij vendimi avokati i Llallës, Sokol Hazizaj kërkoi pafajësi por kjo kërkesë u refuzua.
28 Maj 2021
Kreu i SPAK Arben Kraja, raportoi në KLP bilancin e vitit 2020 për prokurorinë e posaçme. Kraja tha se pandemia ka vështirësuar punën dhe për ta, por sekuestrot dhe konfiskimet nuk kanë munguar. Për herë të parë SPAK ka zyrën e tij të pavarur të përgjimeve ndërsa sipas Krajës, do të jenë shpejt në funksion edhe laboratori kriminalistik për ekzaminim provash.
8 Qershor 2021
Nxjerr në pah përplasjen mes KLGJ e Qeverisë për reduktimin e gjykatave në vend nga 34 që janë aktualisht në 15. Në një përgjigje dhënë për Report Tv në lidhje me hartën e re gjyqësore KLGj thotë se prej 29 shtator 2020 hartën e re e ka depozituar në ministrinë e drejtësisë dhe ende s’ka një përgjigje.
10 qershor 2021
Anton Martini një nga 15 prokurorët e përzgjedhur në garën si pjesë e SPAK u shkarkua nga kolegji i posaçëm i apelimit për deklarim të rremë pasurie. Shkak u bë deklarimi i pasaktë për një apartament me vlerë 90 mijë euro, ndërsa ankimi ndaj tij u bë prej komisionerit publik.
13 qershor 2021
Ilir Murati avokat i cili ka zhvilluar gjyqe thuajse në të gjitha gjykatat e vendit thotë se hartë e këshillit të lartë gjyqësorë jo vetëm nuk është eficente por rrit kostot për publikun pasi me 15 gjykata dhe një apel nuk aksesohet drejtësia.
17 qershor 2021
Ish-kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës nën siglën e LSI-së Zamira Rami, është shpallur fajtore dhe dënuar për shpërdorim detyre me 1 vit burgim. Rami është e disa ish zyrtare e lartë e cila dënohet me kërkesë të SPAK, ndërsa u vu në hetim për shpërdorim detyre për prishjen në mënyrë të parregullt dhe dëmshpërblimin e dy objekteve kur drejtonte bashkinë e Gjirokastrës.
25 qershor 2021
Rrezikojmë kolapsin nëse nuk miratohet harta e re gjyqësore do të deklaronte Naureda Llagami në një intervistë ekskluzive për Report Tv.
7 Korrik 2021
Kreu i SPAK, Arben Kraja nga tryeza e „forcimit të drejtësisë penale“ tha se dosjet e korrupsionit të goditura përgjatë ditëve të fundit ishin vetë fillimi.
E pranishme në këtë tryezë ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim tha se korrupsioni cenon jo vetëm sigurinë kombëtare të Amerikës por edhe partnerëve të saj si Shqipëria, ndaj duhen intensifikuar hetimet.
22 Korrik 2021
Kjo datë shënoi edhe 5 vjetorin e reformës në drejtësi e cila u zhvillua në aktivitetet të ndryshme mes politikës e faktorëve të drejtësisë. Më pak se 50 % e gjyqtarë e prokuror kanë kaluar në sitën e vetting ndërsa reforma në drejtësi më 22 korrik shënoni pesë vjetorin e saj. Nga afro 850 subjekte në sitë kanë laruar 421 nga 23 mars 2018 kur është mbajtur seanca e parë. Ky proces është shoqëruar me ata që e penguan dhe mbështetën reformën deri në krijimin e SPAK.
26 Korrik 2021
I zgjedhur deputet i qarkut të fierit, zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi për 45 minuta ka dëshmuar në SPAK në lidhje me akuzat e tij publike se mafia fiton para publike në Fier. I pyetur për emrat ai tha se i takojnë institucioneve ti gjej, ndërsa për herë të parë akuzoi lëvizjen socialiste për integrim sit ë lidhur me krimin. Sipas Koçit, kjo marrëdhënie e LSI-së me krimin ndikoi edhe në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtur pak javë më parë.
4 gusht 2021
Afro dy vite pasi u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vettingut në tetor 2019, ish drejtuesi i krimeve të rënda Prokurori besim Hajdamrataj shkarkohet duke dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Sipas KPA-s prokurori që njihet edhe për përgjimin e socialistëve në Dibër.
9 gusht 2021
Pas një tentative arratisje nga burgu 313, me vendim të drejtorisë së burgjeve dhe miratim të gjykatës Arbërn Cekaj dhe Fatmir Pjetri u izoluan në regjimin BIS 41.
13 gusht 2021
“Ço kandidat të depozitoje elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar me qëllim që të jenë pjesëmarrës në trajnimin në auditor prej datës 4 tetor 2021 e në vijim. Ju kujtojmë qe muaji Gusht është i hapur për vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjeç", thuhet në njoftimin e Shkollës së Magjistraturës”.
2 Shator 2021
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu i bëri apel ministrave dhe zyrtarëve publik të tregonin kujdes me menaxhimin e fondeve publike.
24 shtator 2021
Sulmi mbi repartin ushtarak shqiptarë, më 10 prill 1994 cilësuar si sulm terrorist ku humbën jetën dy dëshmorët e atdheut Arsen Gjini dhe Fatmir Shehu, arkivohet nga drejtësia shqiptare për mungesë provash për të arrestuar autorët. Ndërsa hetimet për Fredi Bejlerin ish kreun e OMONIAS u pushuan nga SPAK.
28 shtator 2021
Pas afro tre vitesh procesi ndaj ish ministrit Saimir Tahiri do të rinis nga e para. Ishte ky vendimi i kolegjit penal në gjykatën e lartë që rrëzoi kërkesën e Tahirit për pafajësi dhe atë të SPAK për të shtuar akuzat nda Saimir Tahirit.
5 tetor 2021
Vrau kunatën për motive xhelozie, apeli refuzon të rigjykojë Dashamir Xhepën dhe lë në fuqi dënimin me burg përjetë ndaj tij. Më 14 shkurt të një viti më pare në Kombinat të Tiranës, Xhepa, pas vdekjes së vëllait vrau kunatën e tij, nënë me katër fëmijë, për konflikte me pronat dhe se sipas tij “Lirie Xhepa i kishte ulur reputacionit familjes”.
9 tetor 2021
Gjykata e Posaçme për tejkalimi me 16 ditë të afatit për të dorëzuar materialet e prokuruara nga radio televizioni publik të hetuara nga SPAK la në qeli ish drejtuesin Thoma Gëllci dhe tre vartësit e tij. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv thuhet se Gëllci i zgjati afatin me 16 ditë kompanisë fituese e cila nuk mundi t’i dërgonte mallrat për 45 ditë sipas afatit ligjor.
1 nëntor 2021
Fshehu dënimin e dhënë 21 vite më parë nga drejtësia greke me tre vite burg, Qerim Ismailaj kryebashkiaku Mallakastrës merret i pandehur nga SPAK. Prokuroria e Posaçme bënë me dije se i ka komunikuar akuzën Ismailajt për falsifikim të vulave e stampave referuar formularit të dekriminalizimit.
4 nëntor 2021
Kërkesa e shoqatës së bashkive dhe presidentit ilir meta për ribërje të zgjedhjeve lokale u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata ka shpallur dispozitivin e vendimit ku thotë se ka rrëzuar kërkesën e shoqatës së bashkive e cila në seancën e dy nëntor u mbështet edhe nga presidenca për zgjedhje të reja.
5 nëntor 2021
Në ndryshim nga një vit më parë ku afro 180 persona mes tyre shumica gra përfituan nga amnistia, për festat e fundvitit 2021 nuk do të ketë amnisti. Këtë e bëri me dije ministri i drejtësisë Ulsi Manja.
12 nëntor 2021
Prokuroria e Posacme shpall në kërkim ish bosin e naftës në Shqipëri Rezar Taçi ndërsa sekuestron afro 18 milion euro të ardhura në Shqipëri për tu pastruar për llogari të mafias italiane “cosa nostra”.
22 nëntor 2021
Në nëntorin e vitit 2019, Presidenti Meta deklaronte se Dvorani kishte shpërdoruar detyrën dhe përvetësuar titullin e kryetarit të KED në mënyrë të padrejtë. Por pas afro 2 vite hetime, Prokuroria e Posaçme njoftoi se nuk gjeti prova dhe pushoi akuzën.
3 dhjetor 2021
Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me vendim të formës së prerë me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij. Nën akuzën e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg, ndërsa me 12 vite burg u dënua Gilmando Danin, Endrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg.