ELBASAN - Mëngjesi i 24 shtatorit 2020 në familjen Zhidru në Elbasan në katin e dytë të pallati do të niste me debate dhe konflikte.
Të shtënat e armëve u dëgjuan edhe gjatë raportimit live teksa në studion e Report Tv po raportohej fillimisht për një person të rrezikshëm .
Rreth 60 minuta pas të shtënave që terrorizuan Elbasanin do të zbarkonte reparti RENEA i cili i armatosur dhe me mburojat speciale morën pozicionet e vëzhgimit.
Në terren negociatori RENEA-s i kërkoi Zhidrut të dorëzohej, por ai u përgjigj me heshtje. Kjo heshtje zgjati për minuta e minuta të tëra deri sa nisi dyshimi se kishte vrarë veten.
Një hetim profesional i prokurorisë Elbasan drejtuar nga prokurorët në terren do të zbulonte se kjo ishte një heshtje për t'i ngritur kurth policisë.
Ndjekja në dinamikë e ngjarjes dhe informacione e grumbulluar nga grupi hetimor mes prokurorëve dhe policisë së shtetit bindën se Zhidru disponononte lëndë eksplozive në banesën e tij.
Për pak minuta RENEA dhe policia e shtetit vendosën të ndryshojnë taktikën e ndërhyrjes. Në tarracat e ballkoneve ta pallateve në rrugën "Ibrahim Dinçi" duke marrë pozicione për të ekzekutuar Zhidrun në rast se ai do vazhdonte gjuante.
Në katin e dytë të banesë në pallatin pesë katësh, RENEA ngjiti shkallët teksa ora kaloi 15:30 e mesdites, por ndërhyrja mbetej e vështirë për shkak se në pallat kishin mbetur ende banorë në katet e sipërme dhe rreziku ishte lënda eksplozive.
Kur ora shënonte 17:45 minuta RENEA u ngjit në derën e banesës ku prej mëngjesit 71-vjeçari Zhidru ishte kthyer në tmerrin e pallatit. Por 4 trupat speciale të RENEA-s ranë në breshërinë e automatikut plumbat e të cilit u bllokuan nga mburoja anti-plumb.
Në këtë moment u dha urdhri që të hidhej tymuesi për të neutralizuar Zhidrun, por ai u bë sërish agresiv duke qëlluar me armë.
Ezkeutimi i Lefter Zhidrut u shënua pas 5 orësh nga snajperi RENEA-s i cili nga tarraca e pallatit mori komandën për të netralizuar personin që qëllonte ndaj kolegëve të tij duke i rrezikuar jetën.
Në banesën e tij pas kontrolleve, policia zbuloi kallëpe tritoli armën automatik dhe karikatorët e fishekëve. Bashkëshortja e tij Floresha Zhidru në studion e emisionit pa gjurmë do deklaronte se s'kishte asnjë dijeni për këtë municion luftarak, por prokuroria dyshon se ajo gënjen.
Në situatën kur Lefter Zhidru u vra nga policia, ajo rezulton e afërmja e tij dhe sipas kodit të procedurës penale nuk merret e pandehur për moskallëizm krimi, ky hetim do të arkivohet për shkak se s'ka autor.
Ndërsa Fati ishte me shitësin e minimarketit, këto pamje urojmë të jenë një kambanë alarmi se si policia dhe institucione si shërbimi informativ dhe specialistët e zonave në komunitet duhet të kontrollojnë territorin.
Në të kundërtën, kjo ngjarje me aktorë të tjerë e kohë të ndryshme fatkeqësisht rrezikon të na përsëritet.
Gazetari Arsen Rusta zbuloi në emisionin Repolitix se Lefter Zhidru kishte në shtëpi 15 kallëpe tritol.
Gjithashtu, 71-vjeçari ka shkrehur afërsisht 2 karikatorë kallashnikovi drejt policisë, më saktësisht 56 plumba.
Mjaft bete emisione per keta monstra duke u dhene fame kot. Fama e tille mund te ndikoje tek deshtake te tjere per te bere te njejten gje.
Përgjigju