Adrian Paci erdhi këtë fundmarsi në Shqipëri për të mbajtur ligjëratën magjistrale Trajektore të ndërthuruna. Veprimtaria u mbajt nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe u kurua nga studiuesja e artit Suzana Varvarica Kuka.
Adrian Paci të lë të kuptosh se qytetërimi i sotëm ka mbërritur në pikën më mprehtë të sfidave, dhe sot ne njerëzit kemi nevojë të heshtim më tepër, dhe të dëgjojmë më shumë, për të pasur më shumë ndjeshmëri…. dhe aftësi për ta rimenduar jetën, pavarësisht rrethanave fatale me të cilat ndeshemi.
Ky vizion e bëri Adrian Pacin të ishte një artist ndryshe nga të tjerët...dhe nga mënyra sesi i hodhi hapat e karrierës, t’i ngjante një Sizifi. Nëse do të tregonte për veten e tij, do t’i pëlqente të theksonte se u lind në mesin e dimrit të vitit 1969 në Shkodër. Ishte 28 janar.
Sytë e tij ishin bërë për t’u magjepsur me botën e artit. Hapat e parë drejt kësaj bote, do t’ia lehtësonte biblioteka e pasur e të atit dhe do ta kishte të lehtë më pas, për të ndjekur studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.
Falë një burse studimi që mori për në Milano, në vitet 2000, Adrian Paci arrin momentin kyç të krijimtarisë, ndërkohë që i duhej të qëndronte aty me familjen e tij për shkak të trazirave politike që po e përmbysnin fatin e Shqipërisë. Edhe pse vendi i tij po bëhej gjithmonë e më pak i përshtatshëm për të bërë një jetë të mirë, sërish Adrian Pacit i mungonte.
Koncepti i vendlindjes dhe i tranzicionit u bënë lajtmotivi i artit të tij, që u shfaq nga forma nga më të ndryshmet: pikturë, skulpturë, instalacione dhe filma të shkurtër.
Adrian Paci ka ekspozuar në ekspozita të shumta me famë ndërkombëtare, në Nju Jork, në Bienalen e Venecias, në Bienalen e Havanës në Kubë dhe shumë të tjera. Ai përfaqësohet nga Galeria e Arteve Kauffman Repetto. Në vitin 2007, një nga veprat që trazoi botën e artit dhe atë të medias është vepra e tij e vendosur në aeroportin e San Jose në Kaliforni, “Qendra e Përhershme e Përkohshme” e prezantuar si një film i shkurtër që paraqet disa emigrantë në një shkallë, duke pritur të hipin në një avion. Shkallët e shkallëve të avionit mbushen gradualisht, por ai vonohet, duke i bërë lënë pasagjerët e bllokuar në një gjendje pezulli.
Kolona (2013), një instalacion i paraqitur në formën e një filmi të shkurtër me rastin e ekspozitës në Galerinë Kombëtare të Parisit risjell historinë e një blloku mermeri të nxjerrë nga një gurore pranë Pekinit, i punuar brenda anijes gjatë udhëtimit nga Kina në Europë derisa të shndërrohet në një kolonë korintiane. Kjo është një metaforë për jetën si një udhëtim dhe transformim.
Meridiano13 është një vepër që lidhet me thellësinë dhe ndjeshmërinë e tij. Veprat e tij lindin nga prekja me një ndjesi, një ngjarje apo objekt, duke zbuluar një potencial ose një zbrazëti. Adrian Paci ka një marrëdhënie mjaft intensive me Shqipërinë, lidhje që u thellua kur ai me bashkëshorten e tij themeluan Art House në shtëpinë e tij të e të vogël të transformuar në një qendër të vogël arti. Adrian Paci nuk ka kufij në art. Çdo vepër që bënë është një proces refelektimi.
Ai mendon se njerëzit sot duhet të bëjmë një hap prapa, të zvogëlojmë protagonizmin e tyre dhe të rizbulojmë brenda vetes atë pjesë të brishtë që na përket intimisht dhe është autentike për çdo qenie të gjallë. Adrian Paci nuk beson shumë tek "post-njerëzorja", ai vazhdon të mendoj se vijon të rezistojë një njerëzim që ruan një marrëdhënie më të shëndetshme me tokën.