SPECIALE/ Asnjë sfidë nuk është e pakalueshme kur udhëheq dashuria, rrugëtimi i Lorit me djalin e saj Tomasin, që vuan nga autizmi

Rritja e një fëmije me autizëm të përball me shumë sfida, sidomos në jetën e përditshme. Sot do të sjellim historinë e Lorit dhe Tomasit. Nënë e bir na tregojnë që asgjë nuk është e vështirë kur gjithçka udhëhiqet nga dashuria.

"Jam shumë e lumtur që kam dhe Tomasin. Me thënë të drejtën kënaqëm me çdo arritje që bën Tomasi, me çdo gjë që bën Tomasi. Çdo që kërkon, thotë. Jam shumë e lumtur. Jam Loreta Milo dhe jam nënë e një fëmije me çrregullim të spektrit autik. Ky është Tomasi, 17 vjeç. Ne kemi shumë aktivitete. Tomasi shkon në shkollë, në vitin e parë për hoteleri-turizëm. Është në vitin e parë. Në fillim e kam pasur të vështirë për pjesën e gjithë përfshirjes", na thotë Lori. 

"Në 2005 ka lindur dhe në 2011 do të shkonte në shkollë. Kam pasur shumë problem se nuk ma pranonin. Klasën e parë e ka bërë në shkollë private. Në klasën e dytë e Çova në shkollën "At Zef Pllumbi”. Tomasi ka qëndruar me mësuese mbështetëse deri në klasë të gjashtë. Gjithë përfshirja në fillime nuk ishte. Mesa kam parë shokët e duan. Tomasi është shumë i dashur. Jam shumë e lumtur sepse mësueset më thonë që është i mrekullueshme, Tomasi e ka qejf kuzhinën dhe unë e angazhoj. Ndonjëherë vjen me qejf, ndonjëherë jo", tha mamaja e Tomasit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • H Adria71: 09/04/2023 11:28

    Nënë Luanesh Rrespkt ,Rrespekt e nderume

    Përgjigju
  • Donald: 09/04/2023 02:22

    Zoti ju bekoft ju dhent forc

    Përgjigju
  • Skam fjale: 08/04/2023 20:23

    Zoti ju bekofte dhe sa me shum te lumtur u bofte.

    Përgjigju
  • Erion: 08/04/2023 20:05

    Pershendetje ! Respect Per Kete Zonjen ! Zoti Ju Dhente Bekim .Dashuri .Dhe Lumturi . Ne Jeten Tuaj !

    Përgjigju
  • Jola: 08/04/2023 18:50

    Lori e dashur, ju dhente Zoti force e vetem paqe per te vazhduar perpara. Paci vetem bekime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?